Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi kanë debatuar sot në spektaklin ‘E diela shqiptare” me Brunon dhe Flor Mumajesin. Diskutimi lindi pas një shkrimi të publikuar në portale, ku vëllezërit korçarë ishin shprehur se kënga ‘Mirëmëngjes Dashni” e kënduar nga Artiola Toska dhe Bruno me autor F.Mumajesin, nuk ishte për festivalin Kënga Magjike pasi ngjason më shumë me një këngë popullore, dhe se për më tepër ajo është një këngë e vjedhur sllave, që hyn te muzika tallava. ”Çfarë masakre kulturore dhe shije të keqe solli tallavaja…” ishin disa nga fjalët e shprehura nëpër gazeta.
I irrituar nga këto fjalë Bruno i kundërshtoi të dy vëllezërit, duke iu thënë se kanë bërë gabim që janë shprehur në atë mënyrë pasi ajo ishte një ndër këngët më të pëlqyera të këtij festivali. Dhe nëse do të flitej për vjedhje dhe muzikë tallava janë ata të dy që bëjnë të tilla gjëra çdo fundjavë nëpër lokale.
Pjesë e diskutimit u bë edhe Ardit Gjebrea I cili e cilësoi muzikën dhe këngën e Artiola Toskës si etno, risi që është parë edhe në skena evropiane dhe boëtrore siç ka qenë në Eurovizion knëga e grupit të ‘gjysheve ruse’. Për më tepër ai shtoi se edhe në edicione të tjera ka pasur prurje të tilla siç ka qenë Eli Fara apo Adrian Gaxha. Madje edhe ai vetë kë kënduar në këtë zhanër këngën e famshme “Xhinxhile”.
Ndërkohë në linjë telefonike ishte edhe autori këngës ‘Mirëmëngjes Dashni” Flori Mumjasi i cili tha se ndihej i fyer nga mënyra se si ishin shprehur vëllezërit korçarë në media: ”Mos nxirrni duf për kolegët tuaj, kur nuk ndiheni mirë me arritjet tuaja. Gara nuk është një festival por një jetë. Ndihem i fyer personalisht nga fjalët që vëllezërit korçarë kanë përdorur për të kiomentuar këngën time. Ju të pakënaqur mbeteni si të fitoni çmimin e tretë, dytë, apo edhe të parë etj. Kënga nuk është e vjedhur, por e kam krijuar unë vetë” tha Flori Mumajesi.