Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Një vit pas ndarjes, Floriana Garo krejtësisht e ndryshuar: Ja ku e gjeta lumturinë

$
0
0

Floriana Garo foli gjerësisht për ndryshimin që ka përjetuar gjatë këtij viti në jetën e saj.

E ftuar në “Tek Unë” në IN Tv, moderatorja u shpreh se ndihet shumë e përmbushur edhe në jetën personale, ndonëse tashmë prej një viti nuk është më me Tedi Ngjelën, të fejuarin e saj për vite me radhë.

Me një lloj pengu sepse ndoshta do të ishte më mirë të mos i kishte shprehur publikisht disa gjëra lidhur me jetën e saj personale, sidoqoftë thotë se e rëndësishme është t’i bësh gjërat siç i ndjen.

“Ky vit që më ka përmbushur në të gjitha aspektet. Kam pasur sukses në emision dhe gjithashtu, edhe në jetën private.”

Moderatorja e “Jo vetëm modë” theksoi disa herë se brenda saj ka përjetuar një ndryshim thelbësor, duke fituar më shumë vetëbesim dhe duke u kthyer tashmë drejt gjërave të thjeshta të jetës.

“Jam bërë më e sigurtë në vetvete. Kam filluar të vlerësoj gjërat më të thjeshta. Njeriu kur ngopet me të gjitha gjërat që do, ato të ndërlikuarat, kthehet tek gjërat e thjeshta.”

Garo tregoi se pjesa që i ka dhënë lumturi ka qenë një nismë bamirësie e organizuar prej saj dhe disa donatorëve të tjerë, për të ndihmuar familjet shqiptare me probleme të mëdha ekonomike e jo vetëm ekonomike.

Edhe vetë, ajo pranon se ëndërron të krijojë një familje, dhe atëherë do të kërkonte një shkëputje të shkurtër nga televizioni.

“Do të kem shkëputje për të bërë gjëra të tjera në jetë. Kam dashur gjithmonë të krijoj një familje, të marr kohë për veten, por televizioni do të qëndrojë aty.”

Lidhur me aspektin personal të pasqyruar në media, ajo përgjigjet përsëri se ka ndryshuar shumë, pasi atë që ka shprehur më parë në intervista, tani nuk e sheh me të njëjtin sy.

“Njerëzit ndryshojnë, por publiku mbetet tek disa gjëra të caktuara që mund të kem thënë dikur. Prandaj ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të mos i kisha ndarë disa emocione. Por pastaj them se, ashtu e kam ndier në atë kohë.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468