Këtë të diel, çifti tashmë i njohur, Andi Bushati dhe Balina Bodinaku kanë bërë ndoshta aventurën e tyre të fundit për këtë vit.
Së bashku me djemtë dhe vajzat e Albania Adventure Resort ata kanë ngjitur Malin e Tomorrit. Gazetari dhe vajza e njohur e ekranit në këto foto shihen në situata aspak normale për jetën që bëjnë në kryeqytet.
Ata e kanë ngjitur malin e shenjtë jo me makina katër herë katër siç mund t’ju shkoi mendja, por me… mushka.
Duken të lumtur dhe te relaksuar. Qetësia që të fal natyra nuk ka të krahasor me asgjë, ndaj Andi dhe Balina e ka shfrytëzuar këtë shteg të ri që Blerina Ago, vajza e njohur e Albania Rafting Group, e cila njihet për idetë e saj të qarta në fushën e turizmit, por edhe për punën e madhe që ka bërë këto kohë për zhvillimin e produktit turistik në vendin tonë duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion për shumë turist që më parë as nuk e kishin menduar të eksploronin këtë vend.
Andit dhe Balinës duket se u ka hyrë në zemër zona e Beratit dhe Skraparit, pasi kujtojmë këtu që në Prill të këtij viti, ata u shfaqën duke bërë rafting në lumin Osum, një eksperiencë tjetër e paharrueshme kjo për ata.
Shijoni fotot e çiftit dhe natyrës përreth.