Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Refuzimi i madh i “Il Volo-s” për Trumpin: Nuk këndojmë për një ksenofob

$
0
0

Il Volo distancohet nga Donald Trump. Trioja italiane, pavarësisht ftesës, nuk do të këndojë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Të tre shpjegojnë për Corriere della Sera, motivin e refuzimit.

“Nuk jemi dakord me idetë e tij, nuk mund të mbështesim ata që bazohen në racizëm dhe ksenofobi”, sqarojnë Boschetto, Ginoble dhe Barone. Asnjë problem për ata që do të performojnë në vend të tyre.

“Ne nuk dënojmë ata që do të këndojnë për Trump, ashtu si dhe ata që nuk e bëjnë”, thanë ata.

Trioja ka një sukses shumë të madh në Amerikë dhe albumi i tyre ka pasur një shitje të jashtëzakonshme.

Është pikërisht ky motivi që Il Volo nuk shqetësohet aspak për pasojat që mund të ketë ky vendim për ta.

“Mendojmë që e ardhmja jonë nuk varet nga kjo”, thonë që të tre. “Kush na do, do të na ndjekë njësoj”.

Duhet thënë që tenorët nuk janë të vetmit që kanë refuzuar ftesën për të kënduar në ceremoni.

Lista e të famshmëve që i ka kthyer krahët Trump është e gjatë. Nga Kaney West tek Gene Simmons, nga pop stari Justin Bieber tek Bruno Mars, Katy Perry dhe Justin Timberlake.

Edhe Andrea Bocelli nuk ka vendosur akoma të këndojë në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk ka një konfirmim apo një mohim.

Fansat e këngëtarit duket se janë zemëruar duke menduar për një pjesëmarrje të yllit të muzikës dhe në rrjet kanë lançuar hashtagun #BoycottBocelli, për të dekurajuar një prezencë hipotetike të tenorit në skenën presidenciale.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>