Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

VIDEO/ Sokol Balla flet për raportin me fëmijët: Pse nuk jem një baba i rreptë

$
0
0

Në një intervistë për InTv, Sokol Balla ka folur për raportin që ka pasur dhe ka me fëmijët e tij.

Në një video të shkurtër të postuar në Facebook, pjesë nga intervista, Soli tregon se ka qenë një baba shumë i përkushtuar.

“Kam qenë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja… e kam pas për kënaqësi. Asnjëherë nuk i kam kuptuar kolegët e mi të cilët thonin që i lemë nga mamaja por i marrin në fundjavë. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë”, shprehet gazetari.

I pyetur se çfarë marrëdhënie ka me fëmijët tani, dhe a është një baba i rreptë, ai shprehet: “Rolet janë ndarë shumë herët, edhe për shkak të impenjimeve edhe për shkak të rrethanave sot, nuk e kam luksin të jem një baba i rreptë. Por jam shumë i sigurt se rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të jem një baba që i përkëdhel”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>