E diela shënon dy rikthime të rëndësishme në Top Channel. E para rikthehet “E Diell”.
Me një skenografi të guximshme, të pangarkuar e të thjeshtë. Çdo të diel në 15:30 në ekranin e Top Channel “E diell” vjen me rubrika me në qendër njeriun dhe familjen kureshtare shqiptare, shkruan Top Channel.
Rikthimi i dytë është ai i Adi Krastës.
Siç është karakteristikë në programet e kësaj natyre, Krasta sjell diskutimin, debatin, këngën dhe historinë, zbavitjen dhe edukimin, konkursin dhe reagimin.
Ndërsa rubrikat mbahen ende sekret nga autoret, megjithatë, një prej të ftuarave do të jetë edhe Rozi Radi.
Edhe pse nuk ka lajmëruar që do të jetë e ftuara e sotme, Rozi ka postuar dy foto në profilin e saj në Instagram, atë me drejtuesin e orkestrës Alban Male dhe një tjetër me Adi Krastën.
“E Diell” siguron që rikthimi i saj ka larmi, ka ngjyra dhe padyshim ritmin e brendshëm tashmë traditë në programet me autorësinë e tij.
Si përfundim “E Diell”, troket në shtëpinë e shqiptarëve me surpriza që pritet të zbulohen të dielën në orën 15:30 deri në 19:20.