Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Vajza e Agollit i përgjigjet kritikëve të të atit: Jeni karkaleca

$
0
0

Kur kanë kaluar vetëm pak nga momenti kur iu desh t’i japë lamtumirën e fundit të atit, Elona nuk mund të rrijë pa iu përgjigjur penave të hidhura, që në këto ditë të mbrame dolën kundër Dritëroit.

Dhe këtë ajo e bën me vetë fjalët e Dritëroit, i cili ata që e sulmonin 25 vite më parë i quante “karkaleca”.

Ka përzgjedhur paragrafin me të cilin nis shkrimi “Betohen për të vërtetën, puthen me gënjeshtrën”, shkruar 25 vjet më parë, në vitin 1992, botuar në përmbledhjen e publicistikës “Teshtimat e lirisë”, nga Dritëro Agolli:

“Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkaleca? Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde. Ti i përzë me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalëkarkaleca. E përzë një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkaleca pleq m’u lëshuan, duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instinkt të lashtë insekti”.

Ky është postimi në “Facebook” i vajzës së Dritëro Agollit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>