“Për gjithçka i detyrohem meshkujve, duhet t’i shtroj atyre një tapet të kuq… sepse më kanë dashur”. Kështu rrëfen Monica Belluci protagoniste e kopertinës “GQ Italia” e muajit shkurt.
Ajo pozon sensuale por thotë: “Kemi frikë për trupin njerëzor. Kemi frikë për veten tonë. Mua të zhveshurit lakuriq gjithmonë më ka pëlqyer dhe trupi i një femre në moshën time është trupi i një femre të pjekur, një gruaje të matur, njësoj si dardhat”.
“Mendoj që në moshën 52 vjeçe sensualiteti ndryshon dhe drejtohet në një sens tjetër. Kur je e re, ka impulse të cilat nisen dhe ikin. Ndërsa tani nuk e di. Tani kemi gjithmonë nevojë vetëm për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellin me vete diçka më të thellë”, vazhdon Monica, që është nënë e dy vajzave dhe e divorcuar prej katër vitesh.
“Gjithmonë kam qenë e fejuar tregon artistja. Që kur isha 14 vjeç kam kaluar nga një burrë tek tjetri dhe kam pasur shumë pak momente që kam qenë singel. Pastaj nëpërmjet historive të gjata e kupton më mirë se kush je. Sepse deri në momentin që vishesh këndshëm dhe shkon në restorant, pi vodka dhe zbavitesh gjithçka është e thjeshtë. Ndërsa e bukura është kur futesh në të thella dhe kur i lejon dikujt tek ty. Kështu duhet të mendohesh mirë sepse edhe mund të rrezikosh”.