Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

“Xhihanin” e telenovelave turke e kap ‘Gripi i Derrit’

$
0
0

gylserenepisodi-155-933x445Gripi duhet të merret seriozisht në çdo rast. Ky është përfundimi që ka arritur edhe aktori i njohur Erkan Petekkaya, i cili duke u përpjekur ta kalonte në këmbë sëmundjen është kapur nga Gripi i Derrit. “Nuk e mora seriozisht dhe më kapi Gripi i Derrit,” tha Pettekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, që transmetohet në Televizionin Klan. Muajin e kaluar media turke raportoi se Pettekkaya ishte shtruar në një spital privat në Stamboll. “Jam ftohur gjatë xhirimeve. U përpoqa ta kaloj gripin në këmbë por më kapi edhe mushkëritë,” tha Pettekkaya për gazetarët pas një kontrolli mjekësor në Nishantash, Stamboll. “HaberTurk” tha se gjendja shëndetësore e Pettekkayas  është përmirësuar.Erkan-Petekaja-550x310


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>