Një koleksion me sende personale të yllit të kinematografisë botërore, Marilyn Monroe dhe që me dëshirën e saj i janë lënë mentorit të saj Lee Strasberg, pritet të dalin në një ankand nga shtëpia e ankandeve Julien në muajin nëntor.
Julien tha se këto sende përfshijnë shënime personale, libra me kujtime dhe adresa dhe padyshim bizhuteri të Monroe, që kurrë më parë nuk janë publikuar dhe as nxjerrë në një ankand apo ekspozitë.
“Ky koleksion vjen nga Lee Strasberg, i cili ka qenë një mik i ngushte dhe një trajner e mentor i Merilyn Monroe ndër vite, për shumë vite dhe në fakt vetë aktorja e ka lënë me porosi para se të vdesë në vitin 1962, që gjithccka e saj ti kalojë Lee. Por sot në 2016, ai ka vendosur që këto sende ti nxjerrë në ankand për adhuruesit e Monroe, gjithccka që përfaqëson jetën dhe karrierën e saj” tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve Julien.
Shumë nga këto sende janë të periudhës pak para se Monroe të ndërrojë jetë për shkak të një overdoze në vitin 1962, në moshën 36 vjeçare. Një çantë e vogël mbrëmjeje do të shitet bashkë me dy monedha brenda, 8 cigare ” Philip Morris” dhe një buzëkuq do të dalin në ankand.

A Revlon lipstick, part of the contents of an evening bag owned by actress Marilyn Monroe is seen in Los Angeles, May 10, 2016. REUTERS/Julien’s Auctions/Handout via REUTERS
“Këto janë sende të saj personale dhe është një lloj kthimi pas në kohë, në vitin 1940 në kohën kur Marilyn sapo po bëhej e famshme” tha Nolan. Në ankand do të dalin edhe bizhu të aktores, që kanë qënë në pronësi të ish bashkëshortit të saj, basketbollistit Joe DiMaggio, të cilat hapen vetëm me kombinimin 555.
“Kur ai luante për “New York Yankees”, mbante në fanellë numrin 5″ tha Nolan. Sigurisht që ajo që do të thyejë rekord në këtë ankand është ora me platin dhe diamand e Marilyn Monroe.
“Besojmë se ajo do të shitet 80-120 mijë dollarë. Kjo është një ndër sendet që pritet të shitet me çmim rekord, ndoshta edhe më shumë se 120 mijë dollarë” shton Nolan.
Ankandi do të mbahet në Los Angelos në datat 19 dhe 20 nëntor. Përpara ankandit ky koleksion do të prezantohet në bordin e anijes “Queen Mary 2” për të udhëtuar drejt Londrës, Los Angelos dhe në qytete të tjera.