Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

“Jemi krenarë për emrin dhe veprën e Dritëro Agollit”

$
0
0

(Reagim i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Miqtë e Dritëroit”, ndaj atyre që mundohen të përbaltin figurën dhe veprën e Dritero Agollit)

Ende s’e besojmë se ju ikët nga kjo jetë. Mes dhimbjes dhe lotëve, në sytë tanëravijëzohet portreti madhështor i një njeriu të urtë, të mençur e atdhedashurisht të ngrohtë. Ky është portreti i poetit tonëtë madh të kombit Dritëro. I dashur Dritëro, Ju kurdoherëgjatë gjithë jetës tuaj, keni qenë mes popullit tënd dhe veçanërisht mes ne vëllezërve të tu, devollinj. Ashtu i qeshur në odën e këngëve, në çdo gëzim e festë, ju dritëronit si një meteor që Zoti të dërgoi. Në çdo gëzim dasme, por edhe në çaste hidhërimi, jetonit shpirtërisht me Devollin tuaj, të cilin e doje dhe të donte aq shumë. I paharruar Dritëro, në 4 gusht të vitit 2004, një grup artistësh dhe intelektualësh të Devollit, me dashuri dhe krenari, vendosëm të krijojmë Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”.

Lajmin për themelimin e Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve devollinj, ju e pritë me modesti dhe emocion, siç na thatë dhe ne miqve tuaj, nuk doje, duke na thënë se kjo ishte e tepërt. Por, jo! E kush më shumë se ju e meritonte këtë vlerësim? Klubi u rrit, u zgjerua dhe sot ai ka një frymëmarrje me anëtarë nga e gjithë Shqipëria dhe deri në Amerikën e largët, ku devollinjtë e mërguar mburren me ju e veprën tuaj. Tashmë Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Driteroit” lidhet më një traditë të hershme të saj si një shoqatë e dialogut dhe e komunikimit jo vetëm me Ju vetë, por edhe me dritën e veprës që ju latë pas për ne, gjeneratat devollite dhe ato të kombit. gjithnjë pranë zërin e POETIT! Për shkak të traditës dhe vendlindjes, ky Klub shërben si një grupim ku bashkëjetojnë qytetaria, kultura, inteligjenca dhe krijimtaria letraro artistike devollite. Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit ”tingëllon si një grupim që veçohet nga një masë tjetër, e cila është indiferente ndaj kësaj “miqësie” apo akoma më tej, kundra saj, ata që përpiqen të përbaltin figurën dhe veprën tuaj madhore e historike. Ne ende e kemi brenda shpirtit kolorin e zërit tuaj, kur festuam përvjetorin e dyte të këtij Klubi. Ju së bashku me Sadijen ishit aty në vendin e shenjtë të Zotit, në Inonisht, ku buroi dhe emri i bukur i lindjes tënde, u gëzuat që ishit mes nesh, vëllezërve dhe miqëve të tu të përjetshëm. Në atë takim, që ishte dhe i fundit në vendlindjen tuaj, , Devoll, për shkak të moshës dhe sëmundjes, kënduam dhe recituam këngë nga shpirti shqiptar i të gjitha trevave. I dashur Dritëro, Ju krenoheshit me ne vëllezërit e tu, se jemi simbol i punës dhe i mikpritjes, por dhe ne krenohemi me ju, që në fushën e letrave, u bëre një nga penat më të fuqishme të poezisë, prozës dhe publicistikës.

Ishit pikërisht ju ai, ti që kur kombit shqiptari pikonte buza vrer, Ju gatuat në shpirt;“Këngët e buzëqeshjes”, hodhët hapat tuaj në asfalt, duke dalë nga rrugët me gropa, për të hyrë në autostradën e dritës dhe emancipimit të shoqërisë, nëpërmjet letersisë. “Si një reformator i letërsisë”, siç u shpreh një miku juaj, ju u bëte gjithashtru edhe reformator në jetën politike e mbushur me konflikte. Ju, Biri i Devollit kudo që shkuat e në çfarëdo që shkruat mbolët dashurinë njerëzore dhe në këtë kuptim vështirë të gjendet në Shqipëri dikush të mos jetë miqësuar me veprën tuaj e të mos e ketë dashur e ta dojë ende. Me mirësinë dhe mjeshtërinë e artit tuaj, ju poeti ynë i madh bëtë të mundur të miqësoheshit edhe me atë kategori që iu pati sulmuar në fillimet e zhvillimeve demokratike.

Ju Driteroi ynë i letrave shqipe jeni e mbeteni nga të rrallët shkrimtarë që iu donin dhe përpiqeshin t’iu bënin mik të gjithë; të majtë e të djathtë. Me fjalën dhe veprën tuaj ju dolët të mbanit ekuilibrat që ’i shërbenin progresit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit. Ju flisnit me penë e me shpirt, dhe populli tiu dëgjonte dhe iu kuptonte. Veç ndonjë intelektual apo gazetar dhe ndonjëanalist qejfprishur, të cilët na e kanë mërzitur ekranin me dyfytyrësinë e tyre, nuk pritën as sa të kalonin dyzetë ditë që sipas Kuranit, njeriut i shprehen ngushëllime, por u turrën për të bërë interesantin. ”Fali, o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë!”.

Nuk duam të grindemi, se janë shumë pak aq sa dhe numrin për një klasë parashkollorësh nuk e plotësojnë. Ju vetë shpreheshe se “Kur gjëmojnë topat, revolet nuk dëgjohen” Kur kanë folur dhe flasin mendimtarë si; Ismali Kadare, Rexhep Qosja, Alfred Uçi, Moikom Zeqo, Rita Filipi, Ali Aliu, Pjetër Arbnori, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj etj, kuptohet se ka folur egjithë Shqipëria nga veriu në jugë. Do të kalojnë vite, por ti do të mbetesh përmendoren e pavdekshme për vendlindjen dhe kombin tuaj. . Ashtu si lumi Devoll që na jep jetë, vallja Devolliçe që s’na le gjymtyrët të mpihen, dhe emri Dritëro, na ngroh shpirtin dhe identifikon me testamentin tuaj poetik “ Devoll-Devoll”. Ne anëtarët eKlubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, që mban emrin tuaj “Miqtë e Driteroit”e dimë fare mirë se ju nuk keni qenë kurrë njeriu, i cili ka firmosur për dënime dhe vdekje sepse, kur ju vinit në Devoll, nuk bënit dallime për asnjë njeri, qoftë dhe ata që në jetë mund të ishin persekutuar politikisht me apo pa të drejtë. Ishit Ju e vetëm Ju, që me dhjetra nxënës, që kishin rezultate shumë të mira në mësime, por për punë biografie, nuk u dilte e drejta e studimit, Ju i ndihmonit për të vazhduar shkollën dhe studimet. Këto Ju i bënit me shpirt, besim e dashuri dhe kurrë nuk kërkuat të të thurnin lavdi apo famë, por interesoheshit, edhe më pas për fatin e tyre në jetë.

I gabuar qoftë ai që ngatërron kohën me njeriun si Ju! Sepse për njerëz si Ju, miqësia dhe mirësia, janë ndjenja që duhet vetëm të promovojnë vlerat e vërteta të dashurisë njerëzore mes vedit, të inkurajojnë besim dhe emocion mes njerëzve, në përpjekje për të qëndruar në kontakt, duke iu ofruar mbështetje të plotë dhe dashamirësve të shumtë të botës së artit, e kështu me radhë. Pranvera po troket ngadalë në tokën që fillon të zgjohet nga pasha e rëndë e dimrit.

Do të çelin manushaqet e do të këndojnë bilbilat. Vitet do të rrjedhin dhe emri Tuaj do të udhëtojë i gjallë dhe i pavdekshëm, sepse devollinjtë, populli shqiptar dhe ne Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”, do ta mbajmë në shpirt për breza me radhë këtë emër dhe vepër poetike që rrallë i vjen historisë. Qoftë i lehtë dheu që ta mban shpirtin e ngrohtë!

KRYESIA E KLUBIT TË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE ”MIQTË E DRITËROIT”, Bilisht

Kryetari

Lefter Babi

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>