Këto ditë (10-12 maj) po mbahet në Ohër konferenca me temë “AdventureNext Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani”.
Ballkani përfaqësohet për herë të parë nga një shqiptare dhe ajo është Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Rafting.
Gjatë fjalës së saj në konferencë ajo tha: “Bashkëpunimi ndërballkanik i domosdoshëm për rritjen ekonomike. Turizmi është potenciali më i madh i të gjitha vendeve për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë”. Albanian Adventure Resort prezantohet si projekti më inovativ dhe në frymën e ideve që ia vlen të përhapet në rajon.
Çfarë është “AdventureNext Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani)”?
Për të parën herë po organizohet konferenca rajonale AdventureNext Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani) nga Adventure Travel Trade Association, e cila mblodhi mbi 300 delegatë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Europës Juglindore, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, organizata, gazetarë dhe turoperatorë ndërkombëtarë, mbi 150 ofrues shërbimesh dhe produktesh turistike si dhe përfaqësues të niveleve të larta të fushës së turizmit të Europës Juglindore. Presidenti i Adventure Travel Trade Association z. Shannon Stowell tha se shkëmbimet, lidhja me njeri tjetrin dhe bashkimi na mban të sigurt dhe mundëson rritje më të madhe ekonomike për Ballkanin nëpërmjet zhvillimit të tij si një destinacion i vetëm dhe i madh turistik.
***
Fjalimi i Blerina Ago
Përshëndetje mua më quajnë Blerina dhe vij nga Ballkani. Kam lindur në Shqipëri. Deri 15 vite më parë, kur kam filluar të bëj rafting, lajmet ndërkombëtare e përmendnin Shqipërinë vetëm si një vend të pasigurt dhe të trazuar.
Në ato ditë, një mikut tim të dashur italian, do t’i tregoja një nga fotot e para që bëra brenda kanioneve të mrekullueshme të Osumit (dhe më lejoni t’ju jap këtu një shpjegim të vogël – Shqipëria ishte e njohur si një vend post-komunist shumë, shumë e varfër dhe e izoluar për më shumë se 40 vjet, gjithmonë në lajme në lidhje me trazirat që ndodhnin atje), dhe kur a pa foton ai tha: “Jooo nuk është e vërtetë”. Por kur ai erdhi për të bërë rafting dhe pa çdo gjë me të sytë e vet, ai u shtang dhe gjithë kohës ishte …. “Mamma mia….mamma mia”.
Unë e di që kjo ka qënë situata në shumë vende të rajonit. Në disa prej tyre ishte e paimagjinueshme të përmendje turizmin si një mundësi për zhvillimin ekonomik.
Tani, do të doja të ndaja me ju një video të historisë tonë të vogël:
Pra kjo është historia jonë modeste dhe vizioni ynë, sepse ne e kuptojmë se jemi vetëm një pjesë e vogël e një tabloje të madhe. Ne jemi të vetëdijshëm që sot në tregun turistik ndërkombëtar shumë dinamik, me produktet tona individuale, ne e kemi gjetur veten duke konkurruar me destinacionet e mëdha ndërkombëtare. Të gjithë e dimë se ka qenë e vështirë, dhe në të kaluarën ne jemi mbështetur tek turizmi vendas.
Tani, më në fund, jemi duke përjetuar një rritje të destinacionit turistik të quajtur “Ballkan”.
Ky është një destinacion ku turistët janë shërbyer më shumë sesa ne mund të ofrojmë individualisht ndonjëherë. Është koha ku ne nuk e shohim veten si shqiptarë, maqedonas, malazezë, por si operatorë ballkanas. Si të tillë ne jemi duke ofruar një larmi të madhe aventurash, peizazhesh, aktivitete, ushqime, kultura dhe eksperienca, por me një gjë të përbashkët. Ne të gjithë ndajmë një pjesë toke të quajtur Gadishulli Ballkanik. Ballkanasit janë aq shumë të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë aq të ngjashëm. Ne ndajmë histori të ndryshme, por ndihemi njësoj. Popujt tanë flasin një shumëllojshmëri gjuhësh dhe kulturat tona janë shumë të ngjashme. Edhe theksi ynë anglez tingëllon i njëjtë. Gjithashtu secili prej vendeve tona beson se rakija është pija e tyre. Ne fakt është e të gjithëve ne.
Ne tani e shohim veten si një pjesë të veçantë dhe të vogël të një eksperience të madhe dhe të mahnitshme, ku secili është pjesë unike e këtij pazëlli të madh. Ne besojmë se turet komplekse ndër vendeve tona ofrojnë një eksperiencë më të mirë për turistët.
Më lejoni t’ju jap një shembull. Ndërsa në influenten Lonely Planet, ju mund të gjeni guida të ndryshme për destinacione të mëdha turistike si Indonezia, Spanja, Italia etj, është mjaft e pazakontë të gjesh një guidë vetëm për Shqipërinë apo Malin e Zi. Por ju mund të gjeni një guidë të shkëlqyer për Europën Juglindore, e cila në thelb është Ballkani.
Kjo padyshim tregon sesi pjesa tjetër e botës natyralisht percepton rajonin tonë si destinacion turistik.
Ballkani – Si një i tërë
Përballueshmërinë relative e aventurave do të thotë se Ballkani është një park lojrash për ata që janë në kërkim të emocioneve në natyrë. Rajoni është i mirë qoftë për aventura të kompletuara dhe të sigurta qoftë për ta përqafuar plotësisht aventurën në natyrë.
Ballkani si një destinacion unik ofron përvoja të mrekullueshme aventure në të gjitha stinët, si:
– Ski në Bjelasnicë, Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bansko në Bullgari, Durmitor në Mal të Zi etj
– Zhytje në eksplorim të anijeve të mbytura në Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi, Greqi, Turqi. – Udhëtime të bukura në lumenj si Danubi
– Plazhe të mrekullueshme në Adriatik, Jon, Egje dhe Detin e Zi, ku ujërat blu arrijnë deri në qytetet mesjetare dhe ku gjenden ende plazhe shkëmbore dhe ranore të papekura.
– Rafting dhe kajak në kanionet e mrekullueshme me ujëvarat e tyre, si në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi.
– Sporte ekstreme me destinacione si Bovec & Bled, Slloveni dhe Kosovë që ofrojnë nga eksplorim kanionesh e deri te parashutizmi.
Disa vende do të çojnë turistë në djepin e civilizimit, ndërsa disa të tjerë do të ndajnë me ta historinë sesi u krijua shteti i tyre. Brigje të bukura, kryeqytetet urbane ftuese, pamje që të lënë pa frymë, ushqim i shijshëm organik do ti japë turistëve një përvojë të ndryshme. Ju do të merrni pjesë në festa me njerëz të gëzuar që do t’ju thërrasin kudi “Hajde, Hajde” kur t’ju ftojnë në sheshin e vallëzimit.
Nëse një turist udhëton për një javë apo dy muaj, Ballkani ofron një aventurë që do ta kujtojë gjithë jetën.
Ne të gjithë ndajmë të njëjtin qëllim: T’i japim një përvojë mahnitëse miqve tanë. Duke parë veten si një pjesë e një tabloje të madhe dhe duke krijuar ofertës turistike ndërballkanike ne krijojmë sinergji;
– Ne do të ndajmë tregjet e njëri-tjetrit (dhe jo të konkurrojmë)
– Do t’i bëjmë më të lumtur dhe më të impresionuar turistët
– Të gjenerojmë një përshtypje më të mira në mediat sociale
– Dhe më e rëndësishmja të fitojmë një pjesë më të madhe të tregut ndërkombëtar turistik që do të thotë më shumë punë për të gjithë ne.
Pra, le të përdorim këto mundësi si kjo konferencë për t’u lidhur me njeri tjetrin, për të shkëmbyer, për të ndarë dhe për të zhvilluar produkteve të mahnitshme turistike për miqtë tanë në destinacionin tonë në rritje: Ballkani.