Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ndahet nga jeta kantautori i madh Françesk Radi

$
0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare këngëtari i njohur Françesk Radi.

Prej disa ditësh Radi ndodhej në reanimacion në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të një hemoragjie të rëndë.

Bashkëshortja e tij, spikerja e njohur Tefta Radi dhe familjarë të tij të tjerë kanë bërë thirrje dhe apel gjithë këto ditë për ta kuruar jashtë shtetit, por nisur nga gjendja e tij e rëndë shëndetësore mjekët kanë menduar që një lëvizje e tij do të ishte akoma më fatale.

Megjithatë pavarësisht kujdesit të treguar artisti i madh, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për muzikën dhe këngët plot ritëm që ka sjell në gjithë këto dekada karrierë.

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare këngëtari i njohur Françesk Radi.

Prej disa ditësh Radi ndodhej në reanimacion në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie dhe sot ka ndërruar jetë.

Kush ishte Françesk Radi

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë.

Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai filloi punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.

Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>