Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

I jepet lamtumira e fundit kantautorit Françesk Radi

$
0
0

Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi.

Familjarë, miq, kolegë, por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.

Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në 12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave.

Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>