Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Kadaresë i jepet “Letërsia Shqipe”: I lumtur që marr çmim në Kosovë

$
0
0

Gjeniu i letrave Ismail Kadare ishte sot në Kosovë për të marrë çmimin “Letërsia Shqipe”.

I emocionuar Kadare ka shprehur lumturinë për një nga çmimet më të rëndësishme që ka marrë në karrierën e tij si shkrimtar për faktin se ky nderim iu bë pikërisht në Kosovë.

Jam i lumtur që marr këtë çmim, por ky çmim i dhënë në Kosovë ka shumë kënaqësi më tepër se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekën e Kosovës”, u shpreh Kadare gjatë fjalës së tij.

Çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” iu dha shkrimtarit për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Nuk kishte sesi që një fjalën e shkrimtarit më të njohur shqiptar ndërkombëtarisht të mungonte një rrugëtim i shkurtër në historinë e leximit.

Bibliotekat janë pjesë e mbretërisë së madhe në botë. Letërsia që është arti më i vjetër në botë, ka 3000 vjet. Mijëvjeçari i parë nuk ka pasur lexues vetëm dëgjues. Për fat të mirë kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm. Ka qindra vite që kombi shqiptar lexon dhe bëhet më i mençur, më i dobishëm dhe më i ndritur.  Jam i lumtur t’iu takoj dje të nënshkruaj librat që ju doni për kujtim”, është shprehur Kadare.

Çmimi “Letërsia Shqipe” ka vlerë monetare prej 10 mijë eurosh dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>