Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Tefta Radi tregon ditët e fundit të Françesk Radit: Planifikuam të jetonim në Australi

$
0
0

Ndarja nga jeta e Françesk Radit ka pikëlluar familjen dhe ka prekur të gjithë që e njohën sado pak artistin.

Sot, familja po pret miqtë në Hotel Mondial për të kujtuar Frankon dhe Tefta Radi ka dhënë për ReportTv një intervistë ku përshkruan njohjen me muzikantin në Fushë-Arrëz, kur ishte vetëm 22 vjeçe. Vite të vështira, por që morën një ngjyresë të bukur nga njohja me artistin, bashkëshortin e ardhshëm dhe babin e fëmijve të tyre. Sot fëmijët janë rritur, vajza është bërë nënë dhe Franko dhe Tefta po mendonin për jetën e tyre.

Jashtë kamerës, siç shkruan shqiptarja.com, bashkëshortja Tefta Radi ka thënë se ikja e papritur e Frankos, ka ndërprerë ëndrrat më të bukura.

“Kishim planifikuar të shkonim në Australi për të jetuar aty përgjithmonë, aty kam prindërit dhe Franko kishte gjetur punë në një kishë ku do i binte pianos. Kishim marrë vizat dhe premë biletat. Prisnim që unë të mbarojë projektin me një dokumentar dhe ai do të jepte një koncert të vogël. Më shumë nga të gjithë ishte i gëzuar Franko. Më tha, ‘Tefta, tani do shijojmë pak jetën tonë’. Madje në shtëpi kemi dhe pianon me partiturat hapur siç i la Franko, një ditë para goditjes fatale nga hemorragjia”.

Një jetë e ndërprerë në mes. Nuk ka ngushëllim për të afërmit, por nëse pas disa kohësh do mendojnë për këtë çast, do kujtojnë që pranë Frankos ishte gjithmonë muzika dhe dashuria e njerëzve.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>