Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ermal Mamaqi shpall sfidën e hapur me Big Brother, sot fton Damianon në emision

$
0
0

Që kur nisi Big Brother, me siguri, Ermal Mamaqi do e ketë ndier kërcënimin e këtij spektakli në shifrat e shikueshmërisë. Edhe pse çdo program ka ndjekësit e tij, është e sigurt që pa një konkurrencë të drejtpërdrejtë, është më e lehtë. Megjithatë, duket se konkurrenca nuk është një faktor pozitiv nxitës vetëm në ekonomi. Vlen njëlloj edhe në televizione.

Nëse Big Brother ndiqet, atëherë Ermal Mamaqi fton në program një nga banorët e Big Brother dhe madje më të përfolurin, i cili doli nga shtëpia për shkelje rregullash javën e kaluar duke shkaktuar zemëratë te një pjesë e publikut që simpatizonte lojën e tij dhe nëse ata e kanë pasur me të vërtetë kur shpreheshin “pa ty, nuk shihet BB”, do e gjejnë Damianon te “Xing me Ermalin”.

Një gjetje absolutisht shumë inteligjente nga ana Ermalit, që nuk do realizohej nëse ai do kishte ndonjë paragjykim për personazhet e emisioneve rivale, por ja që nuk është kështu dhe sonte, Ermali do jetë më konkurrues me spektaklin e Arbana Osmanit.  E sigurisht që edhe Damiano do ketë shumë për të thënë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>