Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

‘Ezel dhe Hyrrem’, dy aktorët e famshëm turq do të jenë bashkë në një film

$
0
0

Aktori i njohur për rolin e Ezelit, në serialin me të njëjtin titull, shumë shpejt do t’i rikthehet filmit. Prej disa javësh, mediat turke kanë lajmëruar për kontratën e re që Kenan Imirzalioglu ka firmosur për rolin e ri, pas një pushimi 2-vjeçar. “Cingoz Recai” është titulli i filmit, i cili ka protagonist një prej aktorëve më të paguar për momentin në Turqi. Filmi është një version fiction nga libri i shkrimtarit të njohur turk, Peyami Safa (1924).

Pak ditë më parë, Imirzalioglu tha se projekti është gati dhe brenda një kohe të shkurtër, do të nisin xhirimet: “Jam shumë i emocionuar, sepse pas një kohe të gjatë do të rikthehem në një film kinematografik”,- tha për mediat Imirzalioglu.

Por 42-vjeçari nuk do të jetë i vetëm që do të tërheqë vëmendjen e publikut në projetin e tij të ri. Edhe pse nuk janë bërë të ditura publikisht shumë detaje, mediat turke kanë shkruar se në krah të Kenan do të jetë po ashtu një prej aktoreve më të pëlqyera e të paguara në Turqi. Është Meyrem Uzerli, aktorja bukuroshe e njohur me rolin e Hyrremit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Uzerli do të luajë rolin e Jale, e dashura e Imirzalioglu: “Jam e emocionuar. Besoj se brenda dy javësh do të nisin xhirimet”,- tha aktorja për mediat turke duke shprehur konsideratën për aktorin që do të ketë në krah në film: “Më pëlqen shumë Kenani. Është aktor i suksesshëm, i pashëm dhe i zoti, ndaj unë e dua shumë….” – ka thënë Hyrremi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>