Është publikuar kënga më e re e Elvana Gjatës. “Forever is over”, një mesazh i drejtpërdrejtë, i përcjellë me zërin e fuqishëm të Elvana Gjatës, që me këtë këngë po nis karrierën e saj ndërkombëtare.
Kënga e kënduar në anglisht është krijuar nga disa nga emrat më të njohur të muzikës. Ajo është produkt i bashkëpunimit të këngëtares shqiptare me Jason “Poo Bear” Boyd, David Guetta-s, Giorgio Tuinfort.
Këngëtarja ka marrë urime të shumta nga fansat dhe kolegët e saj në Shqipëri por pa dyshim dhe nga familjarët e saj, siç është edhe motra Migena, e cila ndihet krenare për suksesin e saj. Edhe ne i urojmë suksese të mëtejshme Elvanës.