Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ja si përfundon historia e dashurisë së Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlıtug…

$
0
0

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur pranë ekranit në Turqi të gjithë publikun që ka ndjekur për një sezon të gjatë serialin “Gesur ve Gusel”, në të cilin kanë qenë protagonistë dy prej emrave më të dashur e më të paguar në Turqi, Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlıtug. Një histori dashurie që nisi nga një hakmarrje e që pati fund të lumtur e bëri për vete të gjithë audiencën dhe shënoi një rekord të ri shikueshmërie në ekran.

Sipas mediave turke, ky produksion, ndër më të paguarit e vitit të fundit, shënoi edhe shifrat më të larta të fitimeve nga serialet televizive.

Megjithatë, edhe pse me emra të mëdhenj, xhirimet e serialit nuk kanë kaluar pa probleme. Pak kohë më parë, lajmet se Tuba dhe Kivanҫ kanë pasur debate për orën e xhirimeve u përhapën me shpejtësi, por shumë shpejt, Tuba e mohoi duke thënë se ajo dhe aktori 34-vjeҫar kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Por edhe skenat e puthjeve të gjata në serinë e fundit janë ndryshuar në skenar, sepse, siҫ shkruajnë mediat turke, aktorët nuk ishin dakord që të fokusoheshin shumë tek ato. Siҫ shpjegon edhe skenaristi Seren Serengil, aktori kishte një veto nga bashkëshortja, Başak Dizer, por po ashtu edhe Tuba Büyüküsten, e cila pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti Onur Saylak.

Başak Dizer, megjithatë, donte ta përjashtonte veten nga lajmet e fundit duke thënë se nuk ka ndërhyrë në punët e bashkëshortit, Kuba Tatlıtuğ, madje as edhe për puthjet me Tuba-n. Xhelozia nuk është pjesë e karakterit të saj?

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>