Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho fiton çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike

$
0
0

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbaj në teatrin “Savoy” të Londrës të dielën në mbrëmje.

Ajo triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar.

Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.

Në faqen e Twitterit të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos  “Mamma usciva da casa”.

Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.

Pas vlerësimit, sopranoja ka falenderuar përmes rrjetit social facebook të gjithë fansat e saj, duke i bërë një dedikim të veçantë atyre shqiptare: “Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmone fitues… Ju dua të gjithëve!

Sopranoja shqiptare u nominua për këtë çmim që për herë të parë fitohet nga një shqiptar, pas performancës së saj të “Sour Angelica” në veprën e Puçinit apo edhe për operan Zaza.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>