Dy këngëtaret e njohura të skenës, Anxhela Peristeri dhe Kamela Islamaj e kanë nisur herët rrugën e muzikës. Qysh të vogla, si Anxhela, ashtu edhe Kamela, kanë qenë pjesëmarrëse në festivalet e fëmijëve. Talenti i tyre në muzikë është shfaqur që fëmijë, ndaj edhe rruga në botën e muzikës ishte e parashikuar.
Por kush mund t’i imagjinonte të dyja në një moshë kaq të vogël? Ja ku vjen një foto nga një kujtim i largët në vitin 1998. “Festivali i Fëmijëve… 16 maj 1998, Korҫë. Prapaskenë” – shkruhet në foton e postuar në Instagram nga këngëtarja korҫare.
Me siguri jeni në gjendje t’i dalloni tiparet e Anxhelës (majtas, poshtë), por edhe shtatlartësinë e saj, e cila nuk i ka lënë vend mjaftueshëm as Kamelës mbrapa që duket pak e sikletosur për pozicionin. Si ju duken?