Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all 1468 articles
Browse latest View live

Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa në një film horror për Shqipërinë e ‘97-ës (VIDEO)

$
0
0

Shqipëria e ’97-s është bërë skena e një filmi horror.

“Zgjimi i Enver Simakut” (The Invocation of Enver Simaku), me regji e skenar të Marco Lledo Escartindo, do të shfaqet premierë në Pogradec, në datën 8 korrik, natën përmbyllëse të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, shkruan Panorama.

Filmi i regjisorit të ri spanjoll, frymëzuar nga ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, do të sjellë para publikut një kast të zgjedhur aktorësh, të huaj e shqiptarë.

Ndër ta Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli etj. Pas premierës në Pogradec, filmi do të shfaqet edhe në Tiranë, prej datës 13 korrik.

Fabula e filmit

Një ngjarje e mbushur me mister, që lëkundet mes besëtytnive popullore, kukudhëve, ekzorcizmit të një prifti ortodoks, që nuk e kishte ndërprerë ritualin edhe gjatë diktaturës së Enver Hoxhës dhe ngjarjeve reale.

Filmi rrotullohet rreth një vrasjeje të mistershme, shkaqet e së cilës nuk janë ashtu siç mendohet.

Plot 18 vjet më parë, më 27 shtator të vitit 1997, afër Kishës së Mespotamit, ndodh një masakër, ku mbeti e vrarë edhe një gazetare, Anxhela.

Situata nuk është e qetë në Shqipëri. Rënia e firmave piramidale u shoqërua me revolta të përgjakshme. Gjithçka doli jashtë kontrollit.

Njerëzit e zhgënjyer dhe të varfëruar deri në qindarkën e fundit humbën arsyen, shpërthyen depot e armëve. Nuk kishte shtëpi pa armë e arka municioni.

Dhe pasojat ishin tragjike.

Në këtë tollovi ndodhi edhe vrasja e Anxhelës, e cila ishte vendosur në Vlorë. Çfarë kërkonte ajo në Mesopotam, fshatin e humbur, 180 kilometra larg qendrës së revoltës? Diçka tjetër ka ndodhur.

Historia e pazbardhur e 18 viteve më parë dhe disa xhirime amatore të bëra natën e 27 shkurtit e nxisin Zhylienin, të shoqin e gazetares, të kthehet të Shqipëri, kësaj here vetëm, pa mbështetjen e ndonjë kanali televiziv, të gjejë vrasësit e së shoqes.

Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vjetër shqiptarë ai do të mundohet të deshifrojë regjistrime të vjetra zanore të policisë dhe besëtytnitë popullore.

Derisa frika dhe insinuatat të rizgjojnë terrorin përsëri.


FOTO E RRALLË: Konica mes librave dhe këshilla e tij për vlerën e një libri të mirë

$
0
0

Nga Ilir Ikonomi

Faik Konica ishte bibliofil i madh. I përpinte librat, i mbante mend mirë dhe i bënte pjesë të punës së tij. Më pëlqen mënyra sesi ai citonte nga ato që lexonte.

Kur po shkruaja biografinë e tij, trembesha se nuk do të gjeja dot një foto të Konicës me libra. Një ditë shkova në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, kërkova disa orë dhe gjeta dy foto të panjohura: njëra ishte portreti i tij zyrtar, që siç duket Konica ia kishte shpërndarë shtypit në vitin 1926 me rastin e fillimit të punës si ministër i Mbretit Zog në SHBA; tjetra ishte bërë më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia – Konica duke dëgjuar i trishtuar lajmet. Në asnjërën prej tyre nuk ishin librat e tij të famshëm.

Qëllova me fat sepse njëri nga punonjësit e Bibliotekës e kuptoi se bëhej fjalë për një shqiptar të jashtëzakonshëm dhe më premtoi të pyeste në një depozitë ku ruheshin fotografi të vjetra të gazetave amerikane. Përgjigja erdhi shpejt. Një fotografi e mrekullueshme e tregonte Konicën duke lexuar mes një grumbulli librash, ulur në kolltuk, me katër llulla në krah të majtë.

Njerëz të ndryshëm e kuptojnë librin në mënyrë të ndryshme. Konica na e jep me pak fjalë vlerën e një libri të mirë kur tregon se si një mbrëmje, duke pirë çaj, mori të lexonte nga biblioteka e tij “Prometeun e lidhur” të Eskilit, shkruar 2400 vjet më parë. Eskili flet për disa të vërteta mbi natyrën njerëzore që nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, aq sa e bëjnë atë libër si të ishte shkruar dje. “Një librëz dyzetfaqesh, – shkruan Konica. – Mund ta ngrejë një foshnje me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Një monument me aq rëndësi sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi”.

Kjo foto e pavdekshme, që na e jep Konicën madhështor në botën e tij të vërtetë, është bërë në prill 1939.

FOTO/ Shqiptarja Leona Koxha zgjedhet Miss në SHBA

$
0
0

SHBA- Ajo ka arritur të lërë pas shumë bukuroshe të tjera në Amerikë, kjo falë bukurisë së saj. Fituese e disa garave të bukurisë në Amerikë, kësaj radhe Leona Koxha është shpallur “Miss Collegiate America 2017”.
Bukuroshja nga Kaçaniku do të përfaqësojë shtetin e Kalifornisë në garën kombëtare, e cila këtë vit do të zhvillohet në Arkansas.

Leona është 20 vjeç ndërsa studion “Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimi i krizave ndërkombëtare” në San Diego State University të Kalifornisë.

 

 

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Albumi i rrallë: Si jetonin shqiptarët në vitin 1957

$
0
0

 

Këto janë disa foto të realizuar në Shqipërinë e vitit 1957.

Në atë kohë, sistemi komunist ishte instaluar prej më shumë se 10 vitesh.

Shqipëria e dalë nga lufta dhe në fillim të sistemit më të ashpër komunist, ishte e rrënuar ekonomikisht.

Shqiptarët me çdo lloj mjeti mundoheshin të siguronin bukën e gojës.

Fotot janë bërë nga albanologu Prof. Dr. Wilfried Fiedler në vitin 1957 dhe janw postuar nga Robert Elsie në faqen e tij.

Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.

        

Surpriza e çmendur që fansi bëri për Eni Koçin

$
0
0

“Se të kujtoj, të mendoj, zemër më mungon, të dua pranë edhe një sekond”. Janë këto vargjet e këngës së Eni Koçit në bashkëpunim me reperin Noizy, por tashmë jo pjesë e një teksti por tatuazh në trup.

Një fans i tyre, ka zgjedhur që t’i dedikojë të dashurës së tij këto vargje dhe i ka gdhendur në trup, duke i bërë ato të pavdekshme. Kjo gjë sigurisht e ka kënaqur pa masë këngëtaren bukuroshe.

Ajo ka postuar foton në rrjetin social në Instagram ku shprehet se është shumë e lumtur për këtë gjë. Eni në këtë rast jo vetëm është këngëtarja por edhe tekst shkruajtësja, dhe për të është kënaqësi e dyfishtë.

“Është kënaqësi kur dikush i bën njeriut të zemrës një dedikim në tatuazh vargjet e kënduara dhe shkruara nga unë”, shkruan Eni mbi foton.

Sigurisht kur bën një punë të mirë, ajo të vlerësohet në maksimum, ashtu si kurse ka ndodhur me Enin.

TEKST I RRALLË ARTISTIK PËR SËMUNDJEN DHE JETËN

$
0
0

(Vështrim për romanin “Shtrati 13” të Petrit Palushit, i vlerësuar si romani më i mirë në Panairin e librit, Prishtinë 2017)

Hajdin Morina

Shkrimtari Petrit Palushi, tashmë është njëri ndër prozatorët më cilësorë dhe më prodhimtarë të prozës shqipe. Talenti, përkushtimi, durimi artistik dhe njohja e mirë e temave që trajton, të gjitha këto kanë bërë që letërsia dhe lexuesi ynë të përfitojnë nga ky shkrimtar vepra që do t’i qëndrojnë dhëmbit të kohës. Romanet e Petrit Palushit dallohen edhe për përdorimin e një leksiku të pasur dhe të një gjuhe stilistike në nivel të lartë, gjë që ndikon në krijimin e një kompozicioni të mirëfilltë ideo-artistik dhe ndërlidh bukur strukturat e ndryshme të veprës artistike. Po ashtu, ky material i pasur gjuhësor i ndihmon lexuesit që ta përjetojë më mirë leximin, të vërë komunikim të ndjeshëm shpirtëror me autorin dhe me personazhet e veprës dhe të kujtojë ngjarje e njerëz nga jeta reale permes nënteksteve që janë jashtëzakonisht të motivueshme në prozën e Palushit.

  1. Romani “Shtrati 13” është vepër që merret në mënyrë artistike me temën e vdekjes, temë kjo që ka preokupuar njeriun dhe shkrimtarët qysh prej fillimeve të artit letrar e këndej. Siç konstaton kritiku letrar Ahmet Selmani në pasthënien e romanit “Shtrati 13”, në faqen 149, Petrit Palushi temën e vdekjes e trajton veçmas në romanin “Përroi i andrrës” (2004) dhe “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” (2007), por në romanin “Shtrati 13”, mendoj, janë nyjëtuar tema e vdekjes me temën e jetës, pastaj secila nga këto derdhin në roman formësimin e vet, pjesët e veta, të hidhura e të bukura, golgotën njerëzore, sepse sidomos njeriu i dashurisë dhe i preokupimeve artistike të shkrimtarit Petrit Palushi, njeriu i tokës dhe i historisë së tij është ai që si rrallëkush në botë, andej ku jetojnë njerëzit, ka përjetuar mbi kurrizin dhe në shpirtin e tij tmerret, bjerrjen e dinjitetit dhe çjetëzimin e jetës e të personalitetit, shpesh deri në absurditet. Dhe sigurisht kjo lidhje e pandashme, kjo njohje me njeriun e tij e bën autorin Petrit Palushi që me përkushtimin dhe durimin e rrallë të shkrimtarit të skalitë personazhe që kanë vulën e jetës dhe të përpjekjeve mbinjerëzore të njeriut tonë për ta ndërtuar jetën ashtu si e meriton.

2.

Si lexues i kujdesshëm i veprave të Palushit, kam të drejtën të mendoj se edhe sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme në prozën e tij ndërlidhen me situata ekzistenciale dhe ekzistencialiste të njeriut të këtij trualli.
Qysh në faqen e parë të romanit “Shtrati 13” autori paralajmëron lexuesin se personazhi i tij, Ulpian Agshtegu, është njeri i sprovuar në jetë, e kupton vdekjen, por dëshiron të jetojë ende, shpreson të jetojë qoftë edhe për një çast, sa për të fluturuar me mendje në ndonjë ditë të bukur që ia kishte dhuruar jeta, sa për të ëndërruar se do të shërohet e do të ecë edhe një herë pa e mbajtur kush, pa iu zënë fryma e pa iu dukur i rëndë trupi i vet. Lexuesi qysh në prolog të kësaj vepre fillon të ndiejë bashkë me Ulpian Agshtegun dhe, pse jo, kjo figurë e rrallë letrare qysh në fillim fillon të reflektojë te lexuesi, të zgjojë dhimbshurinë tek ai dhe t’i kujtojë atij ngjarje, sëmundje e momente të tjera nga jeta, sepse njerëzit shpesh kanë fate të njëjta. Sidomos lexuesin që ka përjetuar zjarrminë dhe djersën e shtratit të spitalit, ky roman e merr me vete menjëherë dhe e ka të vështirë shkëputjen e leximit, sigurisht edhe për shkak të zotësisë artistike të autorit që të vërë kontakt dhe komunikim kaq miqësor me lexuesin e vet.
Me këto fjalë e fillon rrëfimin artistik në roman Petrit Palushi: “E mori ftohma nëpër trup kur u ndërmend se, mbasi ta rrafshonte vdekja, ai do të harrohej shpejt njëjtë siç harrohen krejt të vdekurit”. Pra personazhi Ulpian Agshtegu, pas çrregullimit të madh shëndetësor që kishte përjetuar, ishte kthyer kah të vdekurit, siç thotë populli. Shpirti i tij është në një gjendje të një dramaticiteti të thellë psikologjik. Mediton për ata që kanë vdekur, për ata që janë më të shumtë se të gjallët sot mbi tokë. Autori, duke ndjekur shembullin e veprave të antikitetit, por edhe të veprave të periudhave të ndryshme letrare, përmes figuracionit poetik, bën që edhe të vdekurit të ndiejnë si të gjallët, prandaj Ulpiani komunikon me ta, parafytyron takimin me ta dhe në këtë formë të rëndë të komunikimit, përmes ëndrrës ose përmes gjendjes psikike as zgjuar, as fjetur, atij i rëndohet gjendja fizike e shpirtërore edhe më shumë. Kjo formë e komunikimit të tij, si rezultat i sëmundjes, bëhet forma e të jetuarit të tij në shtratin 13 dhe përgjithësisht në spital për shtatë ditë e shtatë net. Edhe komunikimi me mjekët, me infermieren, me gruan dhe me fëmijët i kësaj natyre është. Komunikim i gjendjes as i vdekur krejt, as i gjallë krejt. Kjo mënyrë e skalitjes artistike të kësaj figure kryesore në roman bën që shpeshherë as lexuesi më i vëmendshëm nuk e vëren se a foli Ulpiani vërtet me mjekun, me infermieren, me Fjollën apo me vetveten. Ky dialog shpirtëror i Ulpian Agshtegut me vetveten jo vetëm që formëson personazhin, por edhe ndërlidh bukur ngjarjet brenda subjektit, ngre nivelin stilistik dhe estetik të veprës si dhe lexuesin e bën kureshtar të përcjellë fatin e heroit dhe të krahasojë apo të përqasë skena e momente të ndryshme të veprës artistike me ato nga jeta reale, nga përvoja dhe vizioni i tij jetësor.
Deformimi i objekteve, mosdallimi i ngjyrave, kujtimet e një kohe që po ashtu i vijnë turbull, të gjitha këto shenja dhe peizazhe artistike përpunohen aq bukur nga mbrumja e materialit gjuhësor, saqë figura e Ulpian Agshtegut bëhet pjesë e galerisë së personazheve më të realizuara dhe më mbresëlënëse të prozës së sotme shqipe. Skalitja e tillë e personazheve tregon për përvojën e mirë të autorit në formësimin e figurave të tij, por kjo dëshmon edhe për përsosjen e stilit të tij letrar dhe për përdorimin me sukses të metodave të narracionit, me të cilat ky autor arrin të krijojë kontakt të menjëhershëm me lexuesin dhe ta mbajë atë aktiv dhe kureshtar gjatë leximit, duke i zgjuar ndjenja nga më të ndryshmet dhe asociacione që i mundësojnë këtij lexuesi që të reflektojë për një kohë të gjatë rreth veprës së lexuar dhe ta vazhdojë tregimin me nëntekste që i rrjedhin valë-valë prej kontekstit të romanit.

  1. Ashtu si dhe në romanet e tjerë të Petrit Palushit, edhe “Shtrati 13” dallohet për lirizmin e rrallë, për një figuracion poetik që thellon këtë lirizëm. Brenda këtij lirizmi gjithçka përshkruhet bukur, por shkurt, shkurt sikur momentet dhe çastet e bukur të jetës njerëzore, që shkrepin e përfundojnë aq shpejt, dhe papritmas gjendemi të rrethuar nga situata dëshpëruese, nga sëmundja, nga afrimi i vdekjes dhe dëshirojmë, shpresojmë me atë pak fuqi që na ka mbetur, shpresojmë të jetojmë vetëm edhe pak, aq sa të fluturojmë shpejt nëpër qiell, me hijet që i kemi harruar gati krejtësisht e nuk mund t’i njohim për shkak të zjarrmisë së sëmundjes dhe humbjes së drejtpeshimit fizik e psikologjik. Kështu shkurt përshkruhen çastet e dashurisë së Ulpianit me Fjollën, kështu shkurt kishte kaluar, si një ylber që zhduket shpejt në qiellin pas shiut, edhe momenti i paharrueshëm para sëmundjes, kur Fjollës, atë ditë me shi, ia kish dhuruar një tufë me tulipanë të verdhë, të verdhë si tulipanët e Van Gogut, dhe kjo ngjyrë e verdhë do ta torturojë shpirtërisht gjatë kohës në shtratin 13 të dhomës së rigjallnimit, por edhe në hapësirat e tjera të spitalit për shtatë ditë e shtatë net me radhë. Kjo e verdhë ia ngushton hapësirat e jetës Ulpian Agshtegut, ia zë frymën, ia turbullon të bardhën, me të cilën janë veshur muret e spitalit dhe veshjet e mjekëve e të infermiereve. Në këtë ankth ngjyrash e shpëton e verdha plot jetë e pikturave të Van Gogut dhe e verdha plot dashuri e tufës së tulipanëve që ia kishte dhuruar Fjollës atë ditë me shi, Fjollës që erdhi në spital ta shihte: “Kur mora vesh për sëmundjen tënde, -foli ajo si me drojë,- u nisa menjëherë dhe nuk desha me të gjetë në dhomën e rigjallnimit. Më kapi frika se prej andej s’do dilje kurrë, njësoj si atëherë, kur u zhyte në ujë. Madje ende s’e di se ku ndodhet dhoma e rigjallnimit” (fq.133).
  1. Në kuadër të leksikut të pasur të romanit “Shtrati 13” dhe në kuadër të zgjerimit të figuracionit letrar, autori ka krijuar edhe dialogë të qëndrueshëm gjuhësorë, me një sintaksë të përsosur, ku edhe fjala, edhe mendimi apo ndjenja plotësojnë me masën e duhur njëra-tjetrën. Dialogu si pjesë e rëndësishme e narracionit dhe e kompozicionit të veprës, në këtë roman reflekton përkushtimin dhe përgjegjësinë e rrallë që ka autori ndaj fjalës, ndaj pasurisë dhe ngarkesave të panumërta që mund të bartë ajo në kuptimin logjik, frazeologjik, emocional dhe të kuptimeve të tjera me të cilat mund ta ngarkojë atë lexuesi i vëmendshëm. Po shënoj më poshtë dy dialogë nga romani “Shtrati 13” ku fjalët-shenja japin një gjendje tejet të rënduar fizike dhe shpirtërore të Ulpian Agshtegut, por këto shenja të komunikimit letrar kanë mundësinë të trajtojnë ose të reflektojnë edhe gjendje fizike e emocionale të shumë njerëzve që kanë pasur fatin e Ulpianit. Këta dy dialogë të fuqishëm stilistikë mund të reflektojnë, qoftë edhe përmes kuptimeve që nxjerr lexuesi prej aty, fatin e përbashkët të shumë njerëzve, madje jo vetëm të njeriut për të cilin shkruan autori:

“- Jam i pakohë. S’kam kohë me vdekë.
– Por ti s’ke kohë as me mbetë gjallë” (fq.11).

Një përdorim i tillë i materialit gjuhësor doemos prodhon edhe efekte të rëndësishme estetike, reflekton dhe zbërthen dramën psikologjike të personazhit dhe krijon struktura e skena të qëndrueshme në kohë të krejt arkitekturës gjuhësore e letrare të veprës artistike.
Autori Petrit Palushi e njeh mirë aftësinë dhe begatinë shprehëse të gjuhës sonë në të gjitha përmasat e saj, pa u kufizuar brenda hapësirave të ngushta dhe kritereve të standardit gjuhësor, prandaj ai qëmton fjalë e shprehje nga më të rrallat e leksikut kombëtar, përdor frazeologjizma, fjalë, emra e toponime të ndryshme nga trashëgimia kulturore e popullit tonë, i cili aq mirë diti të krijojë e të na i përcjellë brez pas brezi këta visarë kombëtarë si biografi, si aftësi krijuese dhe si vizion për ta tejkaluar të keqen. Ky përkushtim ndaj lëndës gjuhësore dhe produkteve të saj në të gjitha zhanret, ky pasurim i leksikut që vërehet mirëfilli në romanin “Shtrati 13” reflekton edhe për përgjegjësinë që ndien autori ndaj misionit që ka shkrimtari si mjeshtër i fjalës.

“Shkrimtarë nga krahina të ndryshme të vendit, të cilët tashmë janë të shumtë, mund të shihen si burime të reja figurash, fjalësh e mënyrash të thëni të panjohura më parë në gjuhën e letërsisë shqiptare. Ata sjellin një pasuri të çmuar materialesh leksikore e përdorimesh të formave gramatikore nga të folmet e palëvruara ose pak të lëvruara letrarisht, që shërbejnë jo vetëm për formësimin e paraqitjes artistike, por edhe për begatimin e mëtejshëm të visarit leksikor e frazeologjik të gjuhës shqipe” (Gjovalin Shkurtaj, “Pesha e fjalës shqipe”, shtëpia botuese “UFO Press”, Tiranë, tetor 2009, fq. 27-28.)
E citova këtë fragment të vogël nga studimi voluminoz i studiuesit të shquar Gjovalin Shkurtaj për të konstatuar rëndësinë që ka në formësimin artistik dhe stilistik të veprës letrare përdorimi i formave të ndryshme gjuhësore nga pasuria e përgjithshme e gjuhës shqipe, nga begatitë dialektore e nga të folme të tjera brenda hapësirave dialektore, nga fjalë, shprehje të rralla e frazeologjizma që janë krijuar në gjuhën tonë nëpër shekuj. E citova këtë fragment të vogël nga studimi voluminoz i studiuesit të shquar Gjovalin Shkurtaj për të argumentuar mendimin tim se shkrimtari Petrit Palushi me romanin “Shtrati 13” ka pasuruar me vlera fondin artistik dhe leksikun e prozës sonë moderne.

 

Mustafa Nano: Si e kam njohur Dritëro Agollin

$
0
0

Nga Mustafa Nano, Revista Mapo

Për herë të parë, me sa më kujtohet, jam takuar me Dritëro Agollin në Rogner, në hollin e hotelit. Ai, i shoqëruar nga dy a tre vetë, po dilte. E unë, i vetëm, isha duke hyrë. E pikasa i pari, e bëra t’i përvidhesha. Gjithnjë kështu bëja me njerëz që unë i njihja prej kohësh për shkak të statusit të tyre publik (aktorë, shkrimtarë, artistë, etj, me imazhin e të cilëve isha rritur). Nuk po mësohesha dot me idenë se edhe unë isha njësoj publik e se mund të barabitesha me ta përsa i takonte popullaritetit. Kisha edhe atë përunjësinë e atij që është bërë popullor rishtazi. Duhet të ketë qenë rreth vitit 2000, kur për shkak të daljeve të shpeshta në televizionet e reja që ishin krijuar, fytyra ime ishe bërë si parja e kuqe brenda një harku të shkurtër kohe. Provoja një lloj zori të pashpjegueshëm në ato rrethana, ndihesha si në faj, mú sikur të kisha bërë një kundravajtje ligjore a të kisha dhunuar ndonjë normë bazike morali. Sidomos kur përballë më dilnin personazhe të prerjes së Agollit, që jetëgjatësia e famës dhe e suksesit i shndërronte dashje pa dashje në legjendë.

Por ndërkohë, doja të merrja vesh nëse Agolli më kish parë, apo jo. E kur me bisht të syrit kuptova se pamja ime i kishte tërhequr vëmendjen, unë nuk munda t’i rezistoja tundimit për t’i folur. U drejtova nga ai. I dhashë dorën. Mirëpo, aty për aty më doli një problem i paparashikuar. Nuk dija si t’i drejtohesha. Me “zoti Agolli” nuk mund të dilja huq, nuk kish pse, por më dukej një formë e ftohtë, gjithsesi. Dhe në momentin e fundit më doli një “profesor, si jeni”. Ishte hera e parë, dhe e fundit duhet thënë, që e përdorja këtë “profesor” ashtu si e përdorin të shumtët, dmth për t’iu drejtuar njerëzve që i respektojnë, s’ka gjë se këta të fundit veç profesorë nuk janë. Po shkëmbenim përshëndetjet rutinë, kur Agolli më bëri një nga ato pyetjet e veta të papritura: “Cili shkruan në familjen tënde?” “Askush”, i thashë. “Nuk ka mundësi”, më tha. “Ka mundësi që ç’ke me të”, iu përgjigja, duke u mbërthyer prej ndjesisë se po zhvilloja një bisedë hëm surreale, hëm të lezetshme. “Ti ke stil, dhe stili nuk lind nga hiçi; prandaj them se nuk ka mundësi”, vijoi ai me këmbënguljen e tij. Doja t’i thoja se ishte ai që kishte stil, gjë që dukej jo vetëm nga librat e tij, por edhe nga ajo bisedë, që  mua po më sillte në mendje ca shënime të Gorkit mbi takimet që ai kishte patur me Tolstoin e madh në Jasnaja Poljana.

Duhet t’ia ushqeja atë bisedë, sidoqë ndjeja se nuk kisha ndonjë gjë për të thënë. Unë vija nga një familje e thjeshtë, shumë e thjeshtë. “Shkrimtari i vetëm në familjen time ka qenë gjyshja ime që ka vdekur para tre vjetësh; nuk mund të gjeje gjë më të paditur se ajo; fjalori i saj, gjithë-gjithë, nuk i kapte 200-300 fjalët; por i përdorte ato fjalë si askush tjetër në këtë botë; ishte e veçantë, dmth me stil”, i thashë unë qetë-qetë, duke qenë i sigurt se kisha folur veçse për një ndjenjë detyre. “Po ajo është shkrimtarja; nga ajo ke dalë”, shpërtheu me hare Agolli, sikur të kishte dëgjuar një zbulim. Ishte shumë argëtuese ajo situatë. Agolli, si të donte që ato fjalë të mos i merreshin me shaka, m’u kthye seriozisht. “Mos e shiko me të qeshur këtë punë: është kështu si të them unë; pse çfarë i di shkrimtarët ti? Ja, si gjyshja jote janë, që dinë të përdorin fjalët; madje t’i marrim të keqen asaj”. Në atë moment, fiksimi i Agollit pas kësaj gjëje nuk më bëri dot të mos e shihja si gallatë atë “zbulim”, por ajo bisedë nuk m’u nda nga mendja asnjëherë më pas. Erdhi një moment që zura ta besoja “mufkën” e Agollit. E besoj edhe sot. Nëse është e vërtetë se asgjë nuk lind nga asgjëja, atëherë mua më duhet të them se shkrimtar, ky që jam, kaq sa jam, kështu si jam, jam bërë prej gjyshes sime, që ishte një nga pak njerëzit që kishte ngjyrë mes atyre që më kanë rrethuar në të ritë tim.

Ndërsa hera e fundit me Agollin ka qenë në Pogradec, në barin e hotelit “Millenium”. E gjeta ulur në një nga tryezat jashtë. Ishte me dikë tjetër. E takova. Më ftoi të ulesha. Dhe fjala ndoqi fjalën. Zumë të flisnim për njeriun që është i çuditshëm, aq i çuditshëm sa nuk njeh as veten. Dhe Agolli, për t’ma ilustruar idenë e tij se “ne njerëzit nuk jemi në gjendje të njohim veten” më tregoi një ngjarje me Manush Alimanin, që atij ia kish treguar Ramiz Alia. Agolli dinte shumë historira të këtij lloji, shenjë tjetër se ai ishte i lidhur me kohën e vet. Kurrë nuk e fshehu këtë gjë. Të gjithë e dinë, tanimë. E prandaj, edhe detraktorët më gojëprishur vazhdojnë të thonë për të: Mbeti komunist deri në fund, e për këtë i heqim kapelen.

Alia e Alimani kishin një moshë, ishin nga Shkodra, ishin të lidhur me Lëvizjen Komuniste. Në periudhën e veprimtarisë ilegale në Shkodër, në një bisedë mes miqsh që këta të dy kishin patur me të tjerë ilegalë atëmot, kishte ardhur fjala te torturat. Secili kishte thënë të vetën, ndonjëri duke shitur in advance edhe dëngla heroizmi. Në një çast të bisedës u dëgjua zëri i Manush Alimanit: “Shikoni, miqtë e mij! Mua torturat më kallin datën. Jam i sigurt se nuk mund t’i duroj dot. Prandaj, nëse ndodh që mua të më kapin, duhet të ndërroni bazat që keni, duhet të fshiheni, duhet të ikni në mal, a prapa diellit, pasi unë do ta vjell gjithçka do duan të dinë për ju.” Dhe rasti, cinik e ironik si rrallë herë tjetër, deshi që Manush Alimanin ta arrestonin në Shkodër në maj të vitit 1944. Fundin e ngjarjes e dini, besoj. Manush Alimani vdiq në tortura.

Agollin e herës së fundit e kam në mendje me sytë që i morën një shkëlqim me të mbyllur rrëfimin mbi Manush Alimanin. Kushedi pse? Ndoshta sepse ai, si shkrimtar që ishte, më shumë magjepsej prej tensionit artistik që barte ngjarja reale sesa tronditej nga përfytyrimi i vuajtjes që kishte hequr Alimani. Apo jo? Bah! Vetëm Agolli e ka ditur këtë gjë. Megjithëse edhe mund të mos e ketë ditur. Njeriu nuk është e thënë ta dijë se çfarë di. Kështu do thoshte vetë Dritëro Agolli.

Si përshkruhej dasma shqiptare e viteve ’80-të në mediat franceze

$
0
0

Si e përshkruante media franceze ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme.

Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

“Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni.”

Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediet franceze në vitin 1980, përcjell 27.al


Rama fton qytetarët të lexojnë një artikull të botuar në “La Repubblica” për Shqipërinë

$
0
0

 

Këtë të diel kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetin socila Facebook, më një reportazh, i cili është publikuar në “La Repubblica” një prej gazetave më të rëndësisishme italiane.

Ky shkrim promovon turizmin kulturor në Shqipëri dhe Rama duke ju uruar një ditë të mbarë ka ftuar qytetarët të lexojnë artikullin.

Statusi i Ramës

MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull tërheqës për Shqipërinë botuar në njërën prej gazetave më të rëndësishme italiane:

Shkrimi i plotë:

TURBO ALBANIA

Gjuhë neonesh blu ngjyrosin ndërtesa të rënda prej betoni. Një tufë flokësh në një rozë tronditëse feks në permanentin gri të një zonje të veshur me kostum ngjyrë qershi e kuqe, e cila qëndron ulur në një bar-kafe. Dhe kur perëndon dielli, shkallët prej mermeri të Universitetit Shtetëror me pamjen hijerëndë të arkitekturës fashiste, transformohen në skenë për akrobacitë çiklistike të adoleshentëve.

Tirana është një vajzë 20-vjeçare e cila, për të imituar motrat e saj më të mëdha – kryeqytetet evropiane – ekzagjeron me tualetin vetëm e vetëm që të bjerë në sy. Në fund të fundit , Shqipëria ka kohë që jeton duke parë drejt Perëndimit, duke ushqyer ëndrrën për të hyrë në Europë.

Aq e vërtetë është kjo, saqë shqiptarët kanë përshpejtuar hapat për të përfunduar të gjitha detyrat e shtëpisë që u ka ngarkuar atyre Komisioni Europian si i vetmi kusht për të kaluar provimin e hyrjes në BE. Për shembull, vendi i ka besuar një prej yjeve të arkitekturës, Stefano Boerit, planin urbanistik të kryeqytetit (kështu që dhe Tirana do të ketë Pyllin e saj Vertikal brenda vitit 2030), ndërsa një reformë e fortë e drejtësisë ka si objektiv që të çojë në burg gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar.

Pastaj është ekonomia, e cila ka marrë hov jo vetëm falë një bumi investitorësh të huaj të cilët zgjedhin Shqipërinë sepse këtu paguajnë vetëm 15% taksa dhe 400 euro paga për punëtorët, por edhe falë një turizmi në shpërthim e sipër që ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të mëdhenj italianë të fushës siç është Alpitour që nga ky vit ka nisur dy ture kulturore në Shqipëri. Sepse ndonëse në jug, midis Dhërmiut dhe Ksamilit, Shqipëria mburret me plazhet me rërë të bardhë dhe detin e kristaltë, në zonat e tjera të brendshme ajo ka histori misterioze për të treguar: në veri, midis fshatrave të humbur të Malit të Mallkuar, mund të ndodhë që të takosh një “Burrneshë”, një vajzë ose grua me gjoksin e fashuar, me pamje të pakuruar dhe flokë të shkurtra, e me një pushkë në sup. Ajo është betuar përpara 12 kryetarëve të fisit se do ta braktisë aspektin e saj femëror në këmbim të respektit të tyre.

Duket se është e mundur që në një territor të madh sa Sicilia të mund të bashkëjetojnë një kod antik dhe gjakatar si Kanuni (detyrimi për të marrë hakun e familjes) me “rave party” me muzikë tekno të cilat gjallërojnë çdo vit kampingjet e egra të Vunosë.

Këtë kontradiktë kryeqyteti i vendit përpiqet ta përthithë nëpërmjet një fryme të jashtëzakonshme “punk”, një shijeje për çdo gjë që është ekscentrike, dhe një karakteri çshugurues. Është e sigurt që shqiptarët nuk i kanë fituar këto cilësi në koncertet e grupit “The Clash”. Asokohe mungesa e tyre ishte plotësisht e justifikuar, sepse nuk ua lejoi perdja e hekurt 50-vjeçare – ndër më mizoret që komunizmi mundi të ndërtojë – nën diktaturën e Enver Hoxhës. Ai mori pushtetin në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, dhe brenda pak kohe prishi marrëdhëniet me të gjithë : sllavët, rusët, me komunistët kinezë, duke djegur kështu çdo urë komunikimi me pjesën tjetër të botës dhe duke u përgatitur për një pushim imagjinar. Natyrën e harlisur shqiptare e mbushi me 170 mijë bunkere , disa prej të cilëve sot janë përshtatur si dyqane të vegjël produktesh biologjike, bujtina të çuditshme, lëndë e parë për letër muri plot fantazi, por pjesa më e madhe e tyre mbetet (thjesht) në pritje të erozionit. Në kohën e komunizmit, njerëzit duhet të fshiheshin aty brenda në rast bombardimesh të armiqve. Ai kishte krijuar dhe pesë qytete-bunker: më e madhja, e realizuar nën një kodër në Tiranë, do shërbente si strehë për Enver Hoxhën në rast pushtimi, dhe kishte pesë kate të nëndheshme dhe 102 dhoma.

Përpara tre vitesh, korrespondenti i agjencisë Ansa për Ballkanin, Carlo Bollino, paraqiti një projekt për ta transformuar atë ubunker në një muze që t’i tregonte botës misterin e komunizmit: çdo dhomë i dedikohet një aspekti të veçantë të jetës së asaj kohe, që nga dushi dezinfektues për të burgosurit politikë, në ushqimoret e trishta, tek tortura. Muzeu quhet BunkArt, dhe CNN-i e ka listuar këtë vit ndër 17 vendet për t’u vizituar. Bollino, që ndërkohë është bërë shtetas shqiptar, është drejtori artistik i këtij muzeu. “Këtu poshtë ushtarët jetonin sikur të ishin në një nëndetëse, dhe deri në vitin 2000 kjo strukturë u përdor për trajnimet ushtarake”.

Shqipëria bëhet akoma më interesante nëse e vizitoni atë bashkë me vendas (për më shumë që pothuajse të gjithë shqiptarët flasin italisht), sepse një mesoburrë me kujtesë të mirë mund t’ju përshkruajë panikun e vitit 1995 kur mendohej se amerikanët mund të sulmonin vendin. “Ishte një alarm i rremë, por mua më dolën thinjat”. Pastaj, ai do t’ju tregojë se si, pasi u rrëzua regjimi, nevojat më emergjente të njerëzve ishin dy: “Mercedesi dhe shtëpia”. Kështu, nëse në fillim të viteve ’90 makinat që qarkullonin ishin 17, sot ato janë 170 mijë. Edhe pse i japin timonit në mënyrë shumë të shkujdesur (aq sa është vështirë që agjencitë italiane të sigurimit të makinave të duan të mbulojnë dhe Shqipërinë), shqiptarët vazhdojnë të shfaqin një devocion fetar integralist në makinat e tyre që i “lumnojnë” në një prej miliona lavazhove të përhapura kudo në vend, të cilët janë pika të sajuara për larjen e makinave, të pajisur së shumti me një leckë dhe tub uji.

Pesëdhjetë vjet komunizëm nuk harrohen sa hap e mbyll sytë, dhe prandaj procesi i fshirjes nga kujtesa dhe ndjenja e fajit janë ende aty, të përfaqësuar në mënyrë simbolike nga statuja e Stalinit e mbuluar me një pëlhurë dhe e harruar në pjesën e pasme të Muzeut Kombëtar, në pritje për t’u pranuar. Psikologjia komplekse e trashëguar u trondit nga ngjyrat dhe ristrukturimi i ndërtesave, nga arkitektë në zë dhe lokale moderne që pushtuan Bllokun, një lagje ku dikur kishte akses vetëm klasa udhëheqëse, të gjitha këto ndryshime që i kërkoi një artist rebel dhe intelektual, Edi Rama, Kryeministër dhe ish kryetar bashkie i qytetit, mandati i të cilit u rikonfirmua më 25 qershor.

Rama i la dorë të lirë autorëve që të fshinin grinë e pallateve dhe ta zëvendësonin atë me ngjyra dhe forma të feksura, ndërsa artistë ekstravagantë kanë krijuar instalime të përhershme në të gjitha lagjet. Madje, edhe në oborrin e kryeministrisë bie në sy një kërpudhë psikedelike dhe një markizë me drita neoni e krijuar nga Philippe Parreno.

Hapat e Ramës u ndoqën nga kryetari i ri i bashkisë, 39-vjeçari Erion Veliaj, i cili ka studiuar në SHBA dhe flet me entuziazëm rreth një projekti për të krijuar kopshte dhe çerdhe të reja, parqe dhe zona të gjelbra, për të tërhequr sipërmarrës dhe për ta rikonceptuar qytetin i cili aktualisht numëron 102 kantiere publike, përveç atij që sapo u mbyll. Bëhet fjalë për rikualifikimin e zemrës së qytetit, sheshit Skënderbe i cili nga një rrethrotullim kaotik rrugor u transformua në një zonë të madhe pedonale.

Pavarësisht këtyre përmirësimeve, punët që mbeten për të bërë janë ende shumë. “Qyteti rritet me një ritëm prej 50 personash në ditë, 20 mijë në vit. Shumë prej tyre vijnë nga zonat rurale me ëndrrën që fëmija i tyre t’ia dali në jetë, të tjerë janë emigrantë të kthyer të cilët kanë dëgjuar të flitet për rilindjen e Tiranës dhe duan t’i shpëtojnë krizës ekonomike që ka zvogëluar mundësitë për punë në Europë”, tregon kryetari i bashkisë i cili përveçse tek betoni, ka venë bast edhe në formimin kulturor të fëmijëve duke ushqyer tek ata ndjenjën qytetare.

Chiara Nifosì, pofesore e Zhvillimit të territorit në Politeknikun e Milanos, është marrë me projektimin e disa lagjeve periferike të Tiranës dhe të disa zonave bregdetare. “Plani urbanistik i Stefano Boerit është padyshim pozitiv dhe e projekton qytetin drejt së ardhmes, duke pasur për shembull parasysh zonat e gjelbra urbane, por qyteti përballet me probleme të mëdha në periferi. Mungojnë trotuare dhe kanalizime, dhe fenomeni i ndërtimeve pa leje është aq i përhapur saqë është e pamundur të llogaritet me saktësi sa banorë ka qyteti. Kryetari i ri i bashkisë, me të drejtë po punon për sensibilizimin kulturor, për të rifituar një frymë qytetare që u shkatërrua pas rënies së komunizmit”, tregon prof. Nifosì e cila po merret, gjithashtu, edhe me rikualifikimin mjedisor të lagunës së Divjakës, një park natyror i cili po lufton dëmet e ndotjes duke shfrytëzuar ndërtesat e gjelbra, zhvillimin e turizmit agrar dhe turizmin e qëndrueshëm.

Një impakt pozitiv mbi mjedisin ka pikërisht kthimi i të rinjve shqiptarë që kanë jetuar për një farë kohe në Europë. Flori Uka është një 33-vjeçar i cili ka studiuar enologji në Udine dhe tani ka hapur një agriturizëm në Qendër Laknas, 30 km larg kryeqytetit, ku kultivon fruta dhe perime biologjike nga fara të vjetra duke përdorur vetëm fertilizues natyralë. Prej pak kohësh ka hapur dhe një kantinë për të mbledhur rrushin e kuq Kallmet dhe kokrrat e bardha të Cerujës prej të cilave përftohet një verë e ngjashme me atë Tokaj. “Prodhimet e kopshtit janë vetëm për kuzhinën e agriturizmit, por kemi si qëllim që të shtrijmë aktivitetin për të krijuar më shumë vende pune në sektorin e bujqësisë biologjike”, shpjegon Uka i cili flet për politikat bujqësore euorpiane sikur të ishte tashmë pjesë e tyre, sepse të rinjtë e ndjejnë veten europianë me të drejta të plota. Këtë e thotë Nicola Pedrazzi, ekspert për Shqipërinë pranë “Osservatorio dei Balcani e Caucaso”, i cili ka jetuar në Tiranë nga viti 2012 në vitin 2016. “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Shqiptarët e kanë nisur tashmë, por nuk është e thënë që t’i shkojnë deri në fund sepse ka ende shumë çështje të diskutueshme.

Një sistem politik i kapur nga korrupsioni, nivele të larta të punës në të zezë, rroga shumë të ulëta, asnjë sindikatë, asistencë shëndetësore shumë e ulët, zero sigurime qytetare ose platforma të rrjeteve sociale. Le ta themi, pas pamjes ekzotike dhe bukurive natyrore fshihet një vend që duhet ndërtuar ende i gjithi”. Por, sipas Pedrazzit, hyrja në Europë është e domosdoshme për të shmangur që Shqipëria dhe Ballkani, prej kaherë shtete-jastëk midis Lindjes dhe Perëndimit, të përfundojnë nën sferën e interesit turk dhe islamik. “Nëse kërkesa e Shqipërisë për të hyrë në Europë do të refuzohet, atëherë mund të hapet mundësia e një përafrimi me Turqinë dhe Lindjen e Mesme të cilat sot po përpiqen të shtrijnë sferën e tyre të interesit në vend. Qeveria turke e Erdoğanit ka financuar ndërtimin e një xhamie gjigande në qendër të Tiranës”. Por 50 vjet komunizëm kanë çuar në një laicizëm të thellë të popullsisë, pjesa më e madhe e të cilës i përket besimit Bektashi, një urdhër islamik me prejardhje nga Sufizmi, shumë tolerant, qendra kulturore e të cilit ndodhet pikërisht në Tiranë.

Në fund të fundit, për shumë të rinj besimi i vërtetë është muzika tekno. Sikurse për Melisën, studenten 23-vjeçare e cila studion fizioterapi në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, ku leksionet zhvillohen tërësisht në italisht. Është e shtunë në mbrëmje dhe bashkë me shoqet e saj është ulur në shkallët përballë sheshit Nënë Tereza, duke pritur orarin për të shkuar për të kërcyer tek Folie, lokal i frekuentuar nga DJ nga e gjithë bota. “Për një periudhë kohe kam jetuar në Itali sepse ish i fejuari im ishte nga Frosinone, dhe ju siguroj që diskotekat shqiptare janë shumë më të bukura se ato italiane”, thotë plot krenari Melisa, e cila mendon të hapë në Tiranë një qendër terapeutike të sajën, sapo të përfundojë shkollën. Ndërkohë, dëfren dhe kërcen deri në mëngjes.

Kontakti i parë i shqiptarëve me turizmin qe shkatërrues. Të dalë nga izolimi, u rrëmbyen nga frenezia e ndërtimeve të cilat transformuan disa nga zonat më të bukura të jugut, si Saranda. Por qeveria e re ka vendosur të ndryshojë drejtim.

Shembull është Vlora, gjysma e së cilës është rrafshuar nga buldozerët dhe rindërtuar me pallate moderne dhe një shëtitore përgjatë detit. Shpejt do të rikualifikohet dhe gjysma tjetër. Operatori më i madh turistik, Alpitour, nga ky vit ka nisur dy ture “Francorosso”: njëri eksploron malet dhe fjordet e veriut, ndërsa tjetri prek qytetet Unesco të jugut, siç është Berati “me njëmijë dritare”, dhe Gjirokastra antike e përshkruar në romanin “Qyteti i gurtë” i Ismail Kadaresë. “Besojmë se ekzistojnë mundësi të mëdha”, thotë Bruno Sgobba, menaxher i Aliptour, i cili shpjegon sesi aktivitetet turistike favorizohen nga një taksë prej 6% dhe një kosto pune dhe energjie ndër më të ulëtat në Kontinentin e Vjetër. Flukset rriten me 15% në vit dhe çdo vit vijnë 4.3 milionë pushues, shumica gjermanë, austriakë, polakë, çekosllovakë, kinezë.

Operatorët turistikë ndërkombëtarë e kapin fluturimthi mundësinë për të blerë toka shtetërore me kosto zero, por ministrja e turizmit, Milva Ekonomi, nënvizon se “projektet duket të kenë një impakt të ulët mjedisor”. Është duke përfunduar autostrada që do të përshkojë vendin, si edhe po punohet për dy aeroporte të tjerë përveç atij të Tiranës, duke rikualifikuar kështu dy ish aeroporte ushtarakë.

Fytyra e paqtë e Shqipërisë dhe Ballkanit në objektivin Yves Rousselet

$
0
0

Nga Luan Rama

Luan Rama

Fotografi Yves Rousselet ka kohë që e ka fiksuar fytyrën e Ballkanit. I mjafton një aparat, një objektiv dhe rrugët që e çojnë tek ballkanasit, ku popujt për të janë të gjithë të ngjashëm, po kështu imazhet, personazhet e rrugës apo të strehëve të tyre, sytë, e qeshura apo trishti, një antropologji që flet menjëherë në fotografitë e tij.

Unë e ritakova përsëri mikun tim pak kohë më parë në Paris. Ai ka dëshirë tu tregojë miqve fotot e tij të fundit. Dhe i shpalos ato në shtëpinë e tij atelier, i tregon me pasion, të flet për emra, itinerare, rrugë, qytete, shtigje, njerëz dhe fate. Eshtë Ballkani brenda tij, pasi që prej 20 vitesh ai endet si një bohem rrugëve të Ballkanit, bashkë me Helenën, gruan e tij simpatike, Helena si e ardhur nga legjenda.

Një kamionçinë, fëmijët, aparatet dhe vitet që kanë ndjekur njëri-tjetrin, pasi ai vazhdon në boheminë e tij, edhe pse tashmë fëmijët janë rritur e bërë prindër ; ai vazhdon me ngulm, pasi Ballkani ka shumë sharm, ngjiz shumë dashuri dhe brenga. Ja tek shoh me radhë fytyra shqiptarësh, malezezësh, grekësh, boshnjakësh, serbësh… fytyra të kosovarëve që i kanë shpëtuar tragjizmit fatal. Në albumet e tij fatet pikëtakohen, ashtu si dhe kulturat, historitë ; fytyra nga Mitrovica, Banjo Luka, Tetova.

Një arkiv i gjallë i fiksuar në celuloid. Ja tek ndalem në një fotografi interesante ku tre fëmijë kafshojnë copat e akullit. Nostalgji… nostalgjia ime kur isha fëmijë, rrugëve të Tiranës në vapën e madhe, kur rendnim pas karrocave që transportonin kallëpe të mëdhenj akulli nëpër birraritë e qytetit. Dhe ne që shuanim etjen duke i thyer ato…

Yves Rousselet është një fotograf humanist. Ai u afrohet me shumë dashuri personazheve, tipave njerëzore duke mos privilegjuar asnjë shtresë, asnjë popull, asnjë kulturë, asnjë histori, pasi mjafton të ndryshosh diçiturën që të mendosh se nuk je në Shqipëri por në një vend tjetër fqinj, në Mal të Zi, në Greqi, apo Kroaci, disi më larg.

Në objektivin e tij fytyrat janë të përafërta, pjesëtarë të një familje më të madhe ku territoret zgjaten mbi trupin e tê hirshmes Europë, pasi aty, brenda objektivit, nuk është politika që mund t’i ndajë popujt, nuk është nacionalizmi, populizmi, liderët që shfryjnë për të fituar akoma më shumë pushtet. Në “dhomën e errët”, në “camera obscura”, janë fytyrat njerëzore me pafajshmërinë e tyre, janë njerëzit e thjeshtë të popullit, ata që duan jetën, paqen, lirinë, vëllazërinë. Për Rousselet duket se popujt jetojnë pa kufij ndarës.

Yves e ka bredhur Shqipërinë nga një qytet në tjetrin, me kamionçinë e tij që ende e mbart me siguri dhe në rrugët e shkreta të maleve. Sapo ka lexuar librin me shënimet e udhëtimit të dy udhëtarëve francezë, “Udhëtim në veri të Shqipërisë”, një dorëshkrim që rastësisht e gjeta, e përktheva dhe e botova, por që dëshmon për një dashuri të madhe njerëzore. Dhe i entuziazmuar ai më thotë se ka dëshirë të ecë në gjurmët e atyre etnografëve të vitit 1938 dhe të fiksojë pikërisht ato vende dhe njerëz.

Po, bota e këtij fotografi janë njerëzit, popuj të përafërt, është fytyra e paqtë e Shqipërisë dhe e Ballkanit…

 

Kim Kardashian dhe bukuroshja shqiptare me të njëjtën veshje

$
0
0

Kim Kardashian dhe Aurela Hoxha kanë pasur dje të njëjtën veshje.

Teksa Kim ka postuar në Instagram një foto nga shtëpia e saj me fustan të bardhë, Aurela Hoxha është paraqitur 2 orë më vonë, në emisionin e Arian Canit me një njëjtin fustan si i Kimit.

Sigurisht që kjo është një rastësi, sepse pavarësisht dëshirës për të imituar yllin e reality show në pak orë Aurela Hoxha nuk ka pasur mundësi ta bëjë.

“Gylseren” ju prezanton me djalin e saj 12-vjeçar

$
0
0

Aktorja e njohur turke Nurgul Yesilcay, shumë e dashur dhe e njohur për shqiptarët si “Gylseren”, në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ka publikuar së fundmi një fotografi me djalin e saj.

Djali i aktores së njohur turke është 12 vjeç dhe ngjan shumë me nënën e tij.

Djali 12-vjeçar, është fryt i martesës së aktores me Cem Ozar, me të cilin u divorcua në vitin 2011.

Nurgul Yesilcay konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Turqi.

Policia prish koncertin e Genës në Dhërmi, arreston kompozitorin (Video)

$
0
0

“Ishim duke bërë muzikë si gjithmonë ndërkohë që policia kishte ardhur jashtë lokalit. Në atë moment Gena zbriti nga skena dhe unë isha ende lart për të mbyllur muzikën,” rrëfen kompozitori dhe muzikanti i njohur.

Ai shpjegon se ndërkohë që ndodhej ende në skenë, thuajse ishte rrethuar nga uniformat blu të cilët qartazi ishin përgatitur ta arrestonin. “Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më çuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi”- shpjegon Begolli.

“Kam mbetur i shokuar dhe s’do doja të përsëritej më një gjë e tillë pasi për një artist është tronditëse të trajtohet në një mënyrë të tillë si të ishte një kriminel.”- përfundoi ai.

 

Luana Vjollca i hedh ‘benzinë zjarrit’… publikohet kënga e re bukuroshes

$
0
0

Edhe “Benzina” mungonte në këtë verë të nxehtë me temperatura ekstremisht të larta. Kështu titullohet kënga e re e Luana Vjollcës, e cila, siç kishte lajmëruar edhe vetë moderatorja e Top Channel, do të ishte një zjarr i vërtetë i kësaj vere. Pak ditë më parë, Luana ndau me miqtë disa momente nga xhirimet e klipit duke paralajmëruar këngën e re. Nën kujdesin e studios Redbox, “Benzina” është krijuar enkas për verën, me ritmet dhe ngjyrat muzikore që i rrinë për shtat Luanës.

Natyrisht, fansat e panumërt, #luanaturs kanë filluar shpërndarjen e klipit në rrjetet sociale duke e uruar “zjarrin” e verës së tyre. Me ngjyrat e preferuara të saj, e bardhë dhe e kuqe, Luana di mirë të godasë tashmë, të jetë provokuese dhe e zjarrtë në çdo skenë, si edhe në këtë klip.

Urime me zjarr i ka bërë Luanës edhe motra, Marina, pasi ka postuar videon e sapopublikuar: “Motra ime më e mira! Zjarr je në të gjitha kuptimet…” – shkruan Marina. Ka njeri dyshime për këtë?

Për herë të parë Manjola Nallbani publikon foto me bashkëshortin

$
0
0

Pavarësisht kureshtjes së vazhdueshme të mediave “për ta kapur mat” me bashkëshortin, Manjola Nallbani ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Por këtë herë, ajo është treguar më e hapur dhe, si rrallë herë, ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin, Sokol Tona. Sot, ai feston ditëlindjen dhe këngëtarja e njohur e skenës nuk mund t’ia fshihte urimin edhe virtualisht duke e ndarë këtë moment me të gjithë miqtë e rrjetit social.

Çifti, me rastin e ditëlindjes, i kanë lënë mënjanë angazhimet respektive dhe i kanë kushtuar më shumë kohë njëri-tjetrit dhe festës: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”, – shkruan Manjola në krah të fotos së postuar me bashkëshortin dhe miqtë kanë vërshyer me urimet dhe komplimentet për çiftin.


Shamikuqja përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur?

$
0
0

Aktorja turke, Turkan Soray, e njohur për rolin e protagonistes në filmin e famshëm “Shamikuqja” ka përfunduar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni pas disa krizave që ka pasur ditët e fundit. Pak kohë më parë, mediat turke publikuan lajmin se ‘sulltanesha’ e kinematografisë turke është prekur nga një sëmundje e rrallë që njihet si sindroma Cushing – një sëmundje që shkaktohet nga prodhimi i tepërt i kortizolit.

Pas shtimit të vazhdueshëm në peshë, me gjithë trajtimet në dy vjet, aktorja e bukur i drejtuar sërish sallës së operacionit: “Për shkak të sindromës Cushing, Turkan Soray ka kryer një ndërhyrje dy vjet më parë. E njëjta syndromë i ka prekur edhe veshkën e dytë, ndaj ajo ka filluar sërish trajtimin…” – tha menaxherja e aktores 72-vjeçare, Bircan Silan, për mediat turke.

Edhe pse operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, edhe emri i spitalit po ashtu, mësohet se Asya është në kontrollin e vazhdueshmë të mjekësve dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Çfarë është Sindroma Cushing?

Sindroma Cushing është një sëmundje që shkaktohet nga prodhimi i tepruar i kortizolit, një hormon i prodhuar nga gjendrat mbiveshkore. Prodhimi i tij është i rregulluar nga hipotalamusi dhe hipofiza dhe ky hormon luan një rol të rëndësishëm për organizmin, por një tejkalim i normës mund të jetë i dëmshëm. Sindroma Cushing prek rreth tri herë më shumë femrat se meshkujt dhe është një sëmundje që mund të ketë rezultat fatal, kështu që njerëzit që vuajnë prej saj duhet të ndjekin një kurë të rregullt dhe një regjim ushqimor shumë të fortë.

Intervista/ Nën sharmin e Arjola Shehut

$
0
0

Një vit më partë ishte vajza që prezantonte lezetshëm lajmet e showbiz-it. Sot është një nga mikpritëset më të suksesshme të ekranit, me një format televiziv që mban emrin e saj.

 Si arriti Arjola Shehu për kaq pak kohë të shndërrohet në një yll televiziv. Prezantuesja përgjigjet thjesht: “Dëshirë e madhe për të punuar pa bërë kompromis”.

Arjola më trego pak si e kanë qenë fillimet tua si prezantuese? Dua të di të gjithë historinë?

Ekranin e kam dashur gjithmonë. Dhe kam qenë këmbëngulëse mjaftueshëm, për të arritur gjërat që doja të kisha në jetë. Kur nuk njeh askënd të fushës dhe kur nuk di nga t’ia fillosh sigurisht nuk është e thjeshtë, por i imi ishte edhe fat. Pasi u bëra protagoniste në një spot publicitar mu ofrua mundësia të bëja një casting në një televizion rinor që do të hapej dhe që më pas do të kthehej në shtëpinë time, Mad Tv. Unë nuk u katapultova menjëherë me detyra të mëdha, por dita si t’i realizoj të voglat më shumë përkushtim dhe dashuri, besoj edhe profesionalizëm. Fillova me lajmet e showbizzit, por sigurisht që nga vetja pretendoja shumë më shumë. Ndoshta duke parë dashurinë time për punën dhe pasionin më të cilin i realizoja detyrat që më ngarkonin, drejtuesit e televizionit vendosen që të më angazhonin seriozisht edhe në radio, ku prej 2 vitesh drejtoj emisionin e mëngjesit. Megjithatë duke iu referuar edhe pyetjes, ishte rubrika “Life Stories” ajo që më përmbushi dhe solli atë që unë kisha pritur nga televizioni, një rubrikë ku duhet të intervistoja personazhe të njohur e me peshë, jo vetëm nga arti por edhe më gjerë.

Ke modele prezantuesesh të huaja prej të cilave je frymëzuar e ndoshta edhe je zhvilluar dhe rritur edhe vetë profesionalisht?

Besoj si edhe shumë të rinj të tjerë, unë jam rritur me televizionet italiane dhe e dashuroj mënyrën sesi bëhet televizion përtej bregut. Më pëlqen shumë energjia që përcjellin! Unë vazhdoj t’i shoh emisionet e tyre dhe akoma më frymëzojnë.

Cila është këshilla më e mirë që ke marrë në lidhje me këtë punë dhe që e mban “vath në vesh”?

Të jem e vërtetë! Edhe në këtë pjesë kam qënë me shumë fat. E vërteta është se në lnTv unë jam e rrethuar më shumë dashuri dhe me njerëz që kanë dëshirën e mirë për të më ndihmuar … Sigurisht nuk më “duan” të gjithë, se në atë rast do kishte diçka që s’do shkonte me mua … (qesh)!

Cilat janë sfidat e një prezantueseje të re?

Besoj luftën më të madhe unë e kam me veten. Jam pak natyrë perfeksioniste dhe nuk i pranoj lehtë gabimet tek vetja. Megjithatë për atë çfarë serviret sot në televizion, një sfidë për prezantueset e reja është të tregosh se ti vlen për atë që je dhe jo për atë që dukesh, sigurisht ato që e kanë një ambicie të tillë.

Çfarë mendon se të bën më të veçantë nga koleget e tua?

Në punën time unë nuk bëj kompromise, shpresoj të vazhdoj gjithmonë kështu. Pastaj sa i përket vlerave të mia si prezantuese preferoj të mos flas unë, besoj se në këtë rast flet vet puna, e imja apo e gjithsecilit që është pjesë e ekranit.

Çfarë ke mësuar gjatë punës si prezantuese e njëkohësisht edhe si gazetare?

Se kjo është gjëja që dua të bëj dhe jam e lumtur që është kthyer në realitetin tim të përditshëm.

Ke pasur personazhe të vështirë? Si e ke menaxhuar situatën në të tilla raste?

Më tepër se të vështirë do t’i konsideroja të lodhshëm ata personazhe që nuk japin shumë. Pastaj sigurisht kam patur personazhe me peshë, ku në këto raste mbase përgjegjësia është më e madhe dhe duhet pak më shumë përgatitje. I konsideroj të gjithë te ftuarit e mi si gurë të çmuar pjesë të mozaikut të emisionit tim, ”Tek Unë me Arjola Shehun”, por sigurisht nuk janë të gjithë diamantë. (qesh)

Cila është intervista që ke shijuar më shumë dhe pse?

Ndodh shpesh që në studio të vijnë personazhe që nuk vendosin dot se cilin koleg ndjejnë më pranë, apo se cilin koleg vlerësojnë më shumë. Unë nuk i kam këto “komplekse”. Për energjinë pozitive që më përcolli dhe sportivitetin që tregoi, unë do të veçoja Gentian Zenelaj, por që të gjithë të ftuarit e mi i kam pas shumë special, për këtë nuk ka dyshime!

Cila është këshilla më e mirë që mund t’i jepje një prezantuese që sapo ka filluar këtë punë?

Së pari se nuk mjafton vetëm talenti, por të duhet të punosh shumë. Dhe nëse vërtet e besojnë se vlejnë, asnjëherë nuk është vonë për ta provuar se vërtet është kështu. Ëndrrave duhet t’u shkojmë deri në fund!

Herë pas here shfaqesh edhe si modele, me fizikun që ke nuk mendon se do të kishe pasur sukses si modele nëse do të kishe provuar fatin jashtë Shqipërisë?

Jo, nuk e kam parë asnjëherë modelingun si diçka që mund të më kthehej në profesion. Nuk i bëj dot kompromiset që kërkojnë të jesh modele në Shqipëri, mund ta imagjinoni pastaj vet jashtë vendit. Kujtoj me buzëqeshje kur dikush për të më bërë të ndihem keq, menjëherë pasi unë nuk kisha pranuar të sfiloja me rrobabanjo, tha se nuk mund të quhesh modele nëse nuk del me të brendshme. Nuk reagova por më erdhi për të qeshur. Nuk kishte sesi ta dinte se në fakt qëllimi im nuk ishte aspak të quhesha një “modele”. Por nga ana tjetër më vjen mirë kur shoh vajza që rrugën e filluan me mua, që kanë ecur aq shumë dhe që po arrijnë të tregojnë aftësi të mira në modeling!

Çfarë është dëshira jote më e madhe profesionale?

Këtë po e mbaj për vete, sepse thonë që po i the synimet edhe aspiratat e tua e ke më të vështirë t’i realizosh. Gjithsesi mund të them se nga vetja pres shumë!

Ku e sheh veten pas 10 vjetësh?

Duke bërë diçka që më përmbush, nëse vazhdon të jetë televizion, sa mirë!

“Harmony”

Yllka Kuqi në përgatitje të klipit të ri (Foto)

$
0
0

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka filluar xhirimet e klipit të saj më të ri.

Yllka njihet për baladat e saj hite dhe kësaj radhe si duket sërish do të vijë me baladë.

Titulli i këngës është “Fale” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Ajo ka publikuar një fotografi nga seti i xhirimeve, ku shfaqet tejet joshëse.

Elvana Gjata dhe Ledri Vula bashkë për këngën e re

$
0
0

Njëri prej reperave më të suksesshëm dhe me shumë bashkëpunime në tregun muzikor, ka gati një prodhim të ri me Elvana Gjatën. Duket e çuditshme pak kohë pasi këngëtarja kaloi kufijtë dhe sapo ka nisur rrugëtimin artistik në karrierën ndërkombëtare, por ja që Ledri Vula ka arritur të konkretizojë një bashkëpunim me të.

 Verën e vitit të kaluar, Ledri prezantoi njëra pas tjetrës dy këngë me Flori Mumajesin, kompozitorin që për vite me radhë krijoi shumë këngë për Elvana Gjatën.

Pas bashkëpunimit “Forever is over” me Poo Bear dhe David Guetta, Elvana do të rikthehet për një këngë të re me Ledri Vulën. Burime të sigurta pranë këngëtarëve  kanë zbuluar për InTv se ata të dy do të vijnë këtë herë bashkë. Ledri nuk mbetet vetëm një prej këngëtarëve që simpatizojnë të gjitha vajzat, por edhe reperi i preferuar nga femrat për bashkëpunim.

INTERVISTA / Në shtëpinë e artit të Rea Xhillarit…

$
0
0

Nada Biraçi

Vajza e Linda Ramës flet mbi profesionin, ëndrrat e pasionet, kujtimet në shtëpinë e fëmijërisë, marrëdhënien me vëllain Zaho dhe rëndësinë e Edi Ramës në jetën e saj, me të cilin ndajnë të njëjtin pasion, pikturën

Takimi i parë me Rean ishte i shkurtër, por mjaftueshëm për të kuptuar shumë rreth saj. Do të gënjeja nëse do të thoja se vajza që jeton në familjen kryemistrore, prisja të ishte si Rea. Sepse prisja një Rea paksa të llastuar, pse jo edhe pak mendjemadhe, që do të zgjidhte ajo për çfarë dhe si do të bëhej intervista, dhe fakti që vajza e Linda Ramës nuk kishte dhënë asnjë intervistë, edhe pse shumë media ia kanë kërkuar, m’i përforconte edhe më shumë këto ‘pritshmëri’, që kisha për të. Teksa Rea afrohej në tavolinë e veshur thjeshtë, me tiparet njësoj si mami Linda, e pasi u përshëndetëm, ndjeva se e njihja prej kohësh. U deshën vetëm pak minuta që të ‘ç’armatosesha’, nga gjithçka kisha menduar pak më parë për të. Rea u tregua tejet e gatshme të ndante çdo gjë me ne, lidhur me profesionin si arkitekte, ëndrrat e pasionet, kujtimet e saj në shtëpinë ku është rritur, marrëdhëniën me vëllain e vogël Zaho, raporti që ka me Gregorin, dhe sa e rëndësishme është figura e kryeministrit Edi Rama në jetën e saj, me të cilin për koincidencë ndajnë të njëjtin pasion, atë për pikturën.

Ju jeni bërë pjesë e Biennales së 18-të, të Panairit të Arteve Kontemporane, që u mbajt një muaj më parë. Me çfarë u paraqitët?

Ka qënë një përvojë shumë e vlefshme për mua hedhja e këtij hapi jashtë mureve të studios sime. Tema e Biennale-s së këtij viti ishte shtëpia, duke marrë parasysh sa i përkohshëm është koncepti i saj në vende në ndryshim të vazhdueshëm si Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Ballkanit apo Mesdheut. Mora pjesë me një instalacion, një dhomë eksperimentale ku ndërveprojnë me njëra-tjetrën periudhat influente në dizajnin e jetuar të 100 viteve të fundit të historisë së Shqipërisë, përmes objektesh shtëpiake të rivizituara me syrin e të sotmes.

Siç edhe e përmendët, në këtë biennale, tema kryesore ishte koncepti i shtëpisë, çfarë ju frymëzon për këtë tematikë si interior dizajner? 

E nisa kërkimin rreth kësaj teme duke pyetur njerëz të ndryshëm mbi çfarë quanin shtëpi, cilat ishin kujtimet në shtëpitë ku kishin jetuar, si e ëndërronin shtëpinë, a do të dëshironin të gjendeshin në shtëpinë e ëndrrave të tyre së bashku me objektet e kujtimeve që kanë. Kjo e fundit qe pyetja që më kuriozonte më shumë, e nga kjo nisi filli i krijimit të instalacionit. Mendoj se ndër vite, kur flitet për shtëpi, jemi shkëputur nga historia jonë dhe e kemi detyruar veten të ecim në një drejtim të paditur, që më së shumti i ngjan revistave dhe fotove që gjejmë në internet dhe historisë së vendeve të tjera, të cilat të parët tanë nuk i kanë jetuar dhe që nuk kanë aspak kuptim në kontekstin tonë. Shtëpia, për mua është pasqyra e indentitetit dhe jetës se atyre që e kanë jetuar dhe e jetojnë atë. Dhe si e tillë, të shfaqet me frymët e saj të padukshme dhe të dukshme që komunikojnë dhe shkëmbehen bukur me njëra – tjetrën.

Çfarë marrëdhënie keni ju me shtëpinë, a mund të zbuloni për lexuesit tanë në ç’formë e keni sjellë në këtë Bienale? 

Patjetër që pyetjet e shtruara më lart ia kam bërë edhe më fort vetes time, duke u futur dhe vetë në një botë kujtimesh ku momentet janë të lidhura me objektet e objektet të lidhura me ndjesitë. Në instalacionin e Biennale-s, i titulluar “Strangely familiar”, kujtimet janë sjellë si një endërr e të ardhmes. Kam mbledhur objekte të periudhave të ndryshme që kanë qëndruar në hapësirat e shtëpive tona, otomane, italiane, të komunizmit. Një pjesë të mirë të tyre unë i kam të lidhura me shtëpinë që kishim kur unë isha e vogël, të tillë e kemi patur sobën, edhe komodina në dhomën e prindërve ka qenë e tillë. Tavolinën dhe një minibibliotekë shumë të vjetra m’i dhanë gjyshërit nga shtëpia aktuale e tyre, gramafoni i vitit 1911 nuk kishte se si të mos ishte nga Korça si një element qytetërimi i sjellë nga emigracioni i fillim shekullit të kaluar. Ndërsa portmontoja ka qenë e tillë në të gjitha shtëpitë e kohës së komunizmit. Qilimi dhe mbulesat e kolltuqeve dizenjuar enkas nga unë nën frymëzimin e formave të ballkoneve dhe dhomave të tharjes së një godine që gjendet përballë studios time, është produkt i talentit dhe mjeshtërisë së punës në tezgjah të gruas shqiptare që në dhjetra vite i ka ofruar shtëpive tona estetikë, ngrohtësi dhe dashuri. Gurët e shtruar si një dysheme natyrale, përvec simbolikës së dyshemeve të çimentos apo pllakave të granilit, më kujtojnë gurët në dy anët e lumit Vjosë, i cili rrjedh hijshëm mes per mes qytetit të Përmetit, me të cilin janë të lidhura shumë histori të mrekullueshme që më kanë treguar gjyshërit dhe pasioni i babait për lumin dhe detin. Të gjitha objektet janë rinovuar e ritrajtuar duke u sjellë në kohërat e sotme si objekte moderne, pjesë e një shtëpie të ditëve të sotme, sipas imagjinatës time. Mendoj se ëndrrat dhe kujtimet vijnë tek ne në të njëjtën formë vizuale, gjysmë-transparente dhe me dritë, prandaj instalacioni është ndërtuar me mure polikarbonati, material i cili ka aftësinë të na tregojë nga jashtë njolla ngjyre të asaj që është brenda, sikur të qe në të vërtetë një hologramë e asaj që kemi në mendje. Kjo hapësirë në fakt nuk është një përgjigje e pyetjeve që u shtruan, por një pyetje tjetër në vetvete : po sikur të ishte kështu? Shqipëria është një mozaik kulturash të ndryshme dhe ky mozaik i bukur dhe i vecantë besoj se duhet të pasqyrohet edhe në përjetimin e shtëpive tona.

Sa rëndësi ka zbatimi i një instalacioni në një projekt interior? Dhe a njihet gjerësisht ky term në Shqipëri? 

Instalacioni është një term i përdorur gjërësisht në art, si një medium ndryshe nga tradicionalja, në të cilin ndërveprimi midis shikuesit dhe veprës është parësor dhe ku ti je pjesë e asaj që sheh. Sigurisht ka një pafundësi filozofish e mënyrash që mund të zgjedhësh për të bëre dizajnin e një hapësire. Në filozofinë time, koncepti i instalacionit është shumë i rëndësishëm, pasi nuk mendoj se një hapësirë duhet të përmbushë thjesht funksionin e saj, por edhe të ndërveprojë me ata që e përdorin çdo ditë apo që e prekin atë rastësisht me sy. Kështu mundohem të gjej zgjidhje të reja për të krijuar sipas rastit hapësira dhe objekte funksionale, ndërvepruese dhe estetike.

Ndërkohë sa i përket aktivitetit tuaj privat, ju prej një viti keni hapur studion tuaj të dizajnit, të cilën e keni quajtur Re/Lab, çfarë ndodh në këtë laborator?

Në fakt nuk është bërë ende një vit, do dhe pak muaj. Re/Lab është krijuar mbi parimin për të qenë një zgjedhje dhe jo një ofertë mes të njëjtave gjëra të ndryshme, është një mënyrë të pari përtej larmisë së mundësive për të zgjedhur dhe është një ftesë për të menduar ndryshe. Thënë më shkoqur, Re/lab është një laborator ku çdo hapësire i krijohet një koncept identiteti sipas të cilit i ndërtohet çdo objekt ad hoc, i veçantë dhe unik në shumicën e të cilëve nuk mungon dhe prekja me penelin dhe ngjyrat e imagjinatës time. E gjithë kjo është përpjekje për largim nga kultura e blerjes së produkteve në masë dhe një mundësi për të besuar tek ustallarët lokalë, të cilët janë të shumtë dhe të gatshëm që të vënë në dispozicion të gjithë mjeshtërinë e tyre për të mos lënë në letër imagjinatën e dizenjatorit. Univers Reklama dhe Lizard print për shembull janë dy mjeshtrat e realizimit të dhomës time eksperimentale paraqitur në Biennale, të cilët i falenderoj me gjithë shpirt.

Cilët janë punët që ka bërë studio juaj, dhe çfarë stili ju karakterizon ju? 

Studio ka bërë për momentin disa projekte që lidhen me mjedise të vogla pune dhe disa instalacione për evente. Nuk di ende të them saktësisht stilin që më karakterizon pasi është një proçes i vazhdueshëm kërkimi midis artit, dizajnit dhe arkitekturës. Siç ka thënë Picasso : Zoti në të vërtetë është thjesht një tjetër artist. Ai shpiku gjirafën, elefantin dhe macen. Ai nuk ka një stil, Ai thjesht ecën përpara duke provuar gjëra të tjera. Por diçka e them me siguri, hapësirat dhe instalacionet që kemi dizenjuar janë shumë funksionale dhe unike.

Një dizajner, apo një arkitekt realizon gjithçka që i kërkon një klient apo përfshin edhe element të stilit tuaj personal në një punim të caktuar?

Mendoj që nëse një dizajner do të realizonte gjithçka i kërkon një klient, atëherë klienti nuk do kishte nevojë për një dizajner.

Cilat janë trendet e dizajnit në tërësi? 

Dizajni në këtë moment nuk të ofron trende të caktuara, por një mori zgjedhjesh e zgjidhjesh tek të cilat gjithsecili mund të gjejë veten. Më e rëndësishmja besoj në këtë moment është ndërlidhja e dizajnit me teknologjinë, si për përmirësimin e jetës së njerëzve por edhe në zbulimin e materialeve të reja të cilat janë miqësore si për njeriun edhe për ambientin.

Ju jeni në fillim të karrierës tuaj. Si e mendoni të ardhmen tuaj? Kur parashikoni ta shihni veten të plotësuar në karrierë? 

Mendoj se në këtë profesion kaq të bukur është shumë e vështirë të parashikosh të ardhmen, sepse krijon te ardhme çdo ditë dhe nëse një ditë nuk ia del ta bësh këtë, je e shkuara. Në një kuptim s’është karrierë është mënyrë jetese.

Cila është ëndrra juaj, a ka ndonjë person që ju frymëzon me stilin e tij? 

Momentalisht jam shumë e frymëzuar nga një dizajner hollandez shumë i ri por me famë shumë të madhe i cili quhet Maarten Baas i cili ka një mënyrë krejt të veçantë të trajtimit të koncepteve që prekim çdo ditë siç është ai i kohës, një nga punët më të fundit që ka realizuar. Është shumë i tërhequr nga teatri e kjo shfaqet duke krijuar situata që tregojnë një histori nëpërmjet objekteve. Në art dhe në dizajnin e modës do përmendja dy japoneze, Yayoi Kusama dhe Rei Kawakubo, e para duke treguar në kërkimin e saj të pafundësisë dhe e dyta në trajtimin e tradicionales në mënyrën e saj krejt origjinale dhe të ndryshme. Kurse nga arkitektët do përmendja atë të cilin më ka magjepsur qyshse e kam parë para tre vitesh në Biennale-n e Venecias, Moon Hoon, një korean, eklektik dhe i çmendur do thoja.

Përveç profesionit tuaj, cilat janë pasionet e tjera që keni? 

Më pëlqen të lexoj për koncepte abstrakte, të shoh filma që s’tregojnë veç histori por të tregojnë ndjesi, dhe sigurisht piktura është pasioni im i hershëm të cilin tani e shfaq në mënyra të tjera.

Rea ju jeni pjesë e familjes kryeministrore. Ç’raport keni me z. Rama?

Ne nuk jemi familje kryeministrore po prej tre vjetesh e gjysmë kemi një kryeminister në familje! Kjo do të thotë se për mua Edi është kryeministër si për gjithë të tjerët, po ndryshe nga të tjerët unë e kam dhe do ta kem gjithnjë të rëndësishëm në jetën time, pavarësisht nga statusi i tij zyrtar apo social.

A këshilloheni ju me të, si dy artistë dhe a shkëmbeni ide për ndonjë projekt?

Në kohën shumë të kufizuar që e gjej pa telefonin që nuk i ndahet as kur është duke kaluar orët shumë të rralla të pushimit, është kënaqësi të flas me Edin për artin, modën, filmin dhe patjetër edhe për idetë e mia. Por, padyshim Linda është shoqja ime e pandarë e bashkëbisedimeve të gjata dhe këshilluesja ime më e mirë.

Ju postoni shpesh foto me më të voglin e familjes, Zaho. Kaloni shumë kohë me të? Si është Zaho kujt i ngjan më shumë? 

Di të them se sa herë kam mundësi e kaloj kohën me të e nuk ngopem dot me Zahon! Është një rreze drite dhe një super çun, po jam shumë xheloze për ta ndarë me të tjerët kur kërkojnë të shuajnë kuriozitetin lidhur me të. Kështu që asnjë fjalë më tepër për vëllaçkon tim!

Po me Gregorin, djalin e madh të Kryeministrit çfarë raporti keni krijuar, në fillim jeni shfaqur shpesh bashkë në publik?

Gregu është njish! I talentuar, gjithë humor të veçantë, shumë shok i mirë për mua. /

Intervistë e dhënë për revistën Bordo në numrin,  Qershor 2017

Viewing all 1468 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>