Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka qenë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias që po zhvillohet këto ditë në qytetin italian.

E vetmja shqiptare e pranishme në festivalin më të vjetër të filmit, na ka mrekulluar të gjithëve me pamjen e saj, sigurisht në kontrast me fotot e fundit pa make up nga plazhi.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër lejla në blu, me një X në pjesën e gjoksit që linte goxha zbuluar, nga Balmain, këpucë Louboutin nude, një varëse të rëndësishme nga disquared2 dhe flokë të valëzuar të ndarë në mes. Sigurisht të ecësh mbi të njëjtin tapet si aktorët dhe regjisorët më të mirë të planetit duhet të jetë një përvojë e paharrueshme dhe balerina që ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe italianëve, ka që mbrëmë që vazhdon poston foto nga eventi.

Ajo është fotografuar edhe nga fotografët zyrtarë të agjencive të rëndësishme të vendosur prej ditësh pranë tapetit ku kalojnë artistët e famshëm. Fotot janë shpërndarë edhe nga këto burime zyrtare dhe sigurisht që Klaudia nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Ajo po ndan e po ndan foto dhe me çiltërsinë e një fëmije, siç është edhe gëzimi i saj, pranon që po na bombardon me to, por duhet ta kuptojmë sepse ishte një përvojë e mrekullueshme.

Ndjekësit megjithatë nuk duket se kanë ndonjë kundërshtim.