Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Venecia 74: Javier Bardem-Penelope Cruz në “Loving Pablo”, çift në film si në jetë

$
0
0

Në festivalin e Venecias vjen jashtë konkurrimit ‘Loving Pablo’, historia e trafikantit të fuqishëm Pablo Escobar dhe e historisë së dashurisë që e lidh me gazetaren Virginia Vallejo. Ata që interpretojnë dy protagonistët janë Javier Bardem dhe Penelope Cruz, një çift edhe në jetën reale, të cilët kanë sfiluar në tapetin e kuq.

Artistja gjatë një deklarate tha: Ishte shumë e vështirë të qëndroja në shesh xhirim me Javier, i cili luan rolin e një mostre si Eskobar’.

Në filmin e Fernando Leon de Aranoa në Venecia 74, Bardem është Pablo Escobar, super bosi i narko-trafikut kolumbian, shumë i fuqishëm dhe gjakatar. Cruz është një gazetare kolumbiane që hyn në botën e tij, duke u tërhequr shumë pas tij dhe duke u bërë kështu e dashura e tij deri në momentin që rrezikon jetën e saj.

Javier- thotë bashkëshortja Penelope: “Më trembte, kishte një energji kaq të keqe, agresive dhe ishte aq shumë brenda personazhit të saj saqë kur ishim në shtëpi me vinte neveri. Pas katër javësh xhirimesh mezi prisja të mbaronte filmi, dhe nuk shihja Javier por Pablo dhe më trembte pavarësisht që e dija që ishte një truk.

Bardem ka thënë që e ndiqte prej vitesh personazhin e tij: ‘Më interesonte të kuptoja personalitetin e tij, ai ishte një baba i adhurueshëm, por që bënte qindra baballarë të tjerë të qanin. Duke u transformuar edhe fizikisht si ai ishte e rëndësishme për të jetuar personazhin, por nuk e kam sjellë kurrë jashtë xhirimeve. Nuk ishte një kënaqësi të ishe një Escobar, tregon Javier.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>