Leonora Jakupi përveçse një këngëtare e mirë, mbetet dhe një nga ikonat e bukurisë femërore shqiptare. Këngëtarja, e cila ka mbushur 37 vite vazhdon të mahnis me pamjen e saj natyrale, si një nga artistet e rralla të muzikës moderne që nuk ka bërë ndërhyrje kirurgjike.
Në një fotografi të publikuar së fundmi Leonora duket mahnitëse dhe të shumta ishin komentet e ndjekësve në profilin e saj që e komplimentuan për pamjen e saj. “Pushkë e çifteli” mban titullin kënga e fundit e këngëtares, të cilën e solli gjatë muajit shkurt në bashkëpunim me Gold Ag.