Ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij gratë suliote bënë 215 viteve më parë.
Si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup grash suliotesh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve.
“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe? Origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.
Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund të thoshin gratë suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptare?”, shkruan Pangalos në Twitter.
Pangalos shtoi në një postim tjetër: “Le ta kuptojnë fashisto-komunistët gri dhe rozë se grek është kushdo që ndihet kështu dhe jo ai që ka lindur në këtë vend.”