Arjola Shehu nuk do mjaftohet vetëm me Kush vjen për drekë. Ajo do të nisë një angazhim të ri. Edhe pse është shumë e njohur për publikun që me programin e saj në Intv, prezantimi i Këngës Magjike e ka kthyer në një nga prezantueset më të suksesshme. Megjithatë, ky sukses në ekran nuk e ka larguar nga dashuria e parë, radioja.

Ajo ka postuar një foto në një studio radiofonike dhe shkruan që po përgatitet për rikthimin e saj, në radio.

Nuk ka zbuluar më shumë hollësi, por siç thotë Arjola duhet të qëndrojmë të sinkronizuar. Të marrim vesh nëse do e dëgjojmë para apo pas dreke.