Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ekspozita e veçantë e piktorit Gjergj Kola frymëzuar nga libri “Ipazia Sublime”

$
0
0

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare Gjergj Kola ka çelur së funmdi një tjetër ekspozitë në kolegjin Universitar Cairoli në Pavia në kuadrin e aktiviteteve artistike dhe shkencore që organizon Hypatiae Festival, i mbështetur nga UNESCO. Ekspozita ka si subjekt jetën, aktivitetin shkencor, filozofik , dhe përfundimin tragjik ose martirizimin e shkencëtares dhe filozofes më të madhe të antikitetit, konkretisht të Aleksandrisë së Egjyptit, në kulmet e zhvillimit të gjithanshëm në vitet 400 pas krishtit. I gjithë materiali I ekspozuar illustron librin “Ipazia Sublime” të autores Angela Iacobuci që Vjollca Kola (bashkëshortja e piktorit), e ka përkthyer në shqip, dhe është gati për botim.

Përmes kësaj ekspozite artisti shqiptar Gjergj Kola  shpjegon se si është frymëzuar nga libri “Ipazia Sublime”, një alternativë kulturore  me kombinimin e artit dhe shkencës që karakterizohet nga Paola dhe Rita Levi-Montalcini që ka realizuar piktura të shumta për Hypatien dhe Binjakët si  Hypatie bashkëkohore.

Frymëzimi fillon nga emri që Tonia ka pagëzuar shoqatën e saj dhe vazhdon pas përkthimit të librit ‘Ipazia La Sublime’ të autores Angela Iacobuci ku jepet thjesht dhe bukur jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Ipazias. Vlerat e padiskutueshme në aspektin e zbulimeve shkencore si dhe rezultatet e saj në përhapjen e filozofisë neoplatonike, kordinacioni që ajo i bën shkencës dhe arteve janë pika të forta ku mbështetesh për interpretimin e imazhit të Ipazias. Meqënse janë krijuar shumë vepra arti me imazhin e Ipazias në respekt  edhe pse nuk ka shumë material që lidhet me aktivitetin e saj jam përqëndruar tek disa vepra që i dedikohen duke i trajtuar jo thjesht si riprodhim.Ndoshta ky është një hap i parë i një tendence për të pikturuar imazhin legjendar të Ipazias.

Sakrifica dhe martirizimi i Ipazias përgjithëson diskriminimin e femrës dhe aftësive të jashtëzakonshme që ka në shërbim të njerëzimit në këtë rast me zbulime të rëndësishme në fushën e shkencës si dhe lidhjeve të shkencës me artet dhe kulturën pasi në antikitet shkenca konsiderohej art.  Aktin barbar të masakrimit fizik të Ipazias e kam përshkruar në një mënyrë pak sipërfaqsore duke theksuar më shumë madhështinë ,triumfin dhe fitoren e veprës së saj thellësisht humane. Binjaket Montancini janë personazhe që simbolizojnë praktikisht harmonizimin e artit me shkencën si dhe kontributin e madh humanitar që është një vlerë e jashtëzakonshme, kemi parasysh se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me martirizim si në rastin e Ipazias por me përsonalitete që demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme dhe dinjitetin që kanë femrat si dhe disponimi për të qenë në shërbim të njerëzimit duke kontribuar praktikisht në këtë sens.

Pikturimi i personalitetit të tyre është shumë i vështirë, por kur lexon frazat që ka thënë Montancini dhe njihesh me jeten dhe aktivitetin e saj lehtësohet disi procesi i interpretimit artistik të imazhit duke mos pasur pretendimin e realizimit të ndonje vepre arti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468