Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Shqiptarë dhe të huaj, këta janë të ftuarit specialë të Festivalit të Këngës

$
0
0

Festivali i 56-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pritet të ngjitë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare ndër vite.

E kemi fjalën për të ftuarit specialë që do të na shoqërojnë në tre netët e festivalit, përkatësisht në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Të ftuarit specialë në tri netët e festivalit do të jenë Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani, të ftuarit e natës së parë,  Aurela Gace dhe Adelina Ismaili të ftuarit e natës së dytë, Elsa Lila dhe Alban Skënderaj, të ftuarit e natës së tretë.

Për herë të parë mbërrin në Shqipëri, artisti i madh i muzikës italiane Riccardo Cocciante.

Ky i fundit ka një simpati të madhe për shqiptarët, pasi ka qenë edhe trajneri i Elhaida Danit, kur kjo e fundit konkurroi në “The Voice of Italy”.

Jehona që pati në madia ky edicion i 56-të i Festivalit të Këngës dhe pritshmëritë për fituesin e këtij edicioni, do të lartësojë karrierën me pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>