Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ismail Kadare nderon Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin

$
0
0

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare ka vizituar këtë fundjavë qytetin e Pogradecit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena, Kadare vendosi lule tek bustet e figurave të shquara të kombit, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

Vizita e tij në Pogradec u bë me dije nga kreu i bashkisë Eduart Kapi, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shoqëruar edhe me foto.

Ai shkruan se “Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe”.

“Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, shkruan Eduart Kapri.

kadare 2 kadare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>