Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Edhe Adi Krasta pa punë, për qeverinë duhet të nisë ndonjë shkollë profesionale

$
0
0

Adi Krasta, moderatori i njohur, prej një kohe relativisht të gjatë nuk ka bërë asnjë dalje publike apo ndonjë projekt të ri të tijin.

Mirëpo, ai ka vendosur të “thyejë heshtjen” duke dhënë një intervistë për emisionin “N’ishull” të RTK-së, e cila do të transmetohet të hënën, më 2 maj. Në trajlerin e intervistës së Krastës janë transmetuar disa pjesë të saj.

Më pas, duke e zhvendosur bisedën nga çështjet e tij personale, Adi Krasta ka folur pak më tepër mbi gjuhën standarde shqipe dhe një unifikimi të mundshëm midis gjuhës standarde dhe gegërishtes që përdorin shqiptarët e Kosovës, edhe pse ai e quan gjuhën standarde një pasuri.

Ndërsa për sa u përket shqiptarëve si shoqëri, Krasta shprehet paska i prerë në mendimin e tij se Shqipëria dhe Kosova e kanë pasur gjithnjë armikun brenda vetes, edhe kur janë tradhtuar.

Krasta tregohet i sinqertë me publikun duke thënë se është aktualisht pa punë.

E nëse do të ndiqnim logjikën e qeverisë për shqiptarët e pa punë, Krasta duhet të ndjekë ndonjë shkollë profesionale…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>