Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur mbrëmë nata e parë e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.
Këngëtarja Ledina Çelo është paraqitur në natën e parë të edicionit të 55-të të Festivalit të RTSH-së si prezantuese pas shumë vitesh mungesë në skenë përkrah aktorit shqiptar Kasem Hoxha me karrierë në Gjermani.
Prezenca e saj u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, por veshja e Çelos, e cila nuk i linte vend imagjinatës, ishte ajo për të cilën u fol më shumë.
Ajo u shfaq në publik teksa drejtonte festivalin me një fustan i cili ka ngjalli shumë reagime.
Të gjitha format e saj trupore, edhe pse duhet të themi që ishin mëse perfekte, ishin mbuluar nga një tyl i hollë i zi, që tregonte shumë qartë se çfarë mund “të fshihej” pas tij.