Javën e kaluar u mbyll Festivali i Këngës, që shpalli fituese ‘Botë’ të kënduar nga Lindita Halimi. Kënga do të marrë pjesë në Eurovision vitin e ardhshëm.
Lindita ka postuar videon e këngës, ku një komentues e pyet nëse do të përkthehet për në Eurovision dhe këngëtarja i ka kthyer përgjigje duke lënë të kuptohet që puna ka nisur që tani.
“Kenga do te ndryshoje gjuhen! Qe te kuptohet mesazhi ne menyre universale. Tekstin jam duke e punuar une”, ka shkruar ajo.
Lindita jeton prej kohësh jashtë Kosovës dhe anglishtja është gjuha e saj e përditshme, kështu që duke qenë vetë intepretuesja, ka menduar që do të jetë edhe më e thjeshtë nëse i përshtat fjalët vetë. Teksti në shqip është shkruar nga Big Basta, ndërsa muzika është e Klodian Qafokut.