Bujar Lako, aktori i madh i skenës dhe kinematografisë shqiptare, që u nda nga jeta dje në moshën 68-vjeçare, u përcoll sot për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Kombinat.
Amaneti i fundit që la Bujar Lako ishte: “Në rast se vdes, të dal nga shtëpia ime”.
Nuk pranoi homazhet zyrtare, por me një ceremoni të vogël private ku familjarë e miq e të afërm i pëshpëritën pranë arkivolit fjalët e fundit.
Ndarja e papritur nga jeta e aktorit të madh të skenës shqiptare, Bujar Lako ngjalli trishtim jo vetëm te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe te të gjithë shqiptarët që e kanë njohur përmes roleve të tij të spikatura në kinematografi e teatër.
Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.