Kryeministri Edi Rama ka uruar në mënyrë mjaft origjinale, nëpërmjet një fotoje, 81-vjetorin e lindjes së shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare.
Në mesazhin e Ramës në Facebokk nënvizohet se Kadare “mbetet maja e penës së letërsisë shqipe, shkrimtari që e ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura”.
Postimi:
Ismail Kadare, ne 81 vjetorin e tij te lindjes, mbetet maja e penes se letersise shqipe, shkrimtari qe e ngriti gjuhen tone ne lartesira te panjohura dhe mbresoi çdo lexues me forcen magnetike te talentit te tij letrar.
Fjalet jane te teperta ne kete episod te kesaj rubrike po mbase i’a vlen pikerisht ky rast per t’u kujtuar edhe qe pas nje burri te shquar, sic thoshte frengu Legouvé, qendron gjithmone nje grua e vecante
Gezuar Ismail Kadare dhe u befshin 100 vitet e romanit te jashtezakonshem te jetes Suaj krijuese!