Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Alfred Kaçinari: Si më shkarkuan nga RTSH

$
0
0

I pari ndër tre kompozitorët e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në krijimtarinë muzikore shqiptare, të pushuar nga puna në RTSH, Alfred Kaçinari, është prononcuar sot në lidhje me këtë ngjarje.

“Kishim dëgjuar zëra dhe kërkuam vetë të shkojmë në zyrën e drejtorit. Aty na u komunikua më tej se, shkurtimi i vendeve të punës në RTSH na kapi edhe ne. Ne përjashtoheshim për shkak të rikonstruksionit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër për ne të tre në RTSH”, – ka thënë Kaçinari në një prononcim për Bordo.

Lajmin se janë pushuar nga puna Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari e ka bërë të ditur për herë të parë koordinatori i artit dhe kulturës në PD, Alfred Skënderi, i cili këtë shkarkim të turpshëm e etiketon si në kundërshtim të plotë me ligjin dhe se kompozitorëve nuk iu është dhënë asnjë paralajmërim ose alternativë tjetër për të vazhduar kontributin e tyre.

Dy kompozitorët e tjerë, Zhulali dhe Saraçi, nuk janë prononcuar akoma në lidhje me këtë ngjarje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>