Aktori humorit Bes Kallaku duket se është duke ecur me hapa të sigurt sa i përket arritjeve të tij në karrierë. Ai ka publikuar një video ku tregon se interpreton në një nga showt më të njohur në Itali, “Zelig”. Ai ka interpretuar prej dy muajsh në këtë skenë, por duket se do të rikthehet në Shqipëri për sezonin e ardhshëm të “Portokallisë”. Besi tregon se kur ishte nisur, kishte një ëndërr me vete të cilën mesa duket e ka bërë realitet, ka qenë pjesë e spektaklit ku dalin aktorët më në zë sipas tij.
Postimi i plotë i Bes Kallakut:
Kur u nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallisë, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në Laboratorio Zelig në Itali, ku përgatiten aktorët e rinj. Në spektaklin më të bukur dhe profesional të humorit në Itali. Prej nga kanë dalë të gjithë aktorët e humorit më në zë. Ka rreth 2 muaj që unë jap shfaqje në Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet).
I gjithi staf dhe publik Italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të Portokallisë, Top-Channel mbi të gjitha, dhe Giancarlo Bozzo për besimin. Duhet dëshirë dhe punë për ti arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të Portokalli-së. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju ruajt. Harrova, falënderoj edhe Nard Ndokën.