Kate Middleton ka zemëruar yjet e Hollivudit me performancën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të filmit të Akademisë britanike. Me një buzëqeshje intriguese dhe dekoltenë e zbuluar, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë aparateve fotografikë, duke zëmëruar yjet e Hollivudit.
E shoqëruar nga princi William, dukesha e Kembrixhit dukej e mrekullueshme me fustanin e saj të gjatë e me lule në BAFTA. Më herët, disa aktore deklaruan se nuk e donin Middleton në këtë ceremoni, sepse kishin frikë se do mbeteshin në hije. Në fakt kështu ndodhi. Për herë të fundi ajo ka qenë në Bafta në vitin 2009, kur ende nuk ishte bërë gruaja e princit William.