Ndërsa është komentuar deklarata e kandidates së PS-së, Elisa Spiropali, bërë për origjinën e Faik Konicës në një takim me strukturat dhe zgjedhësit e PS-së së fundmi në Kolonjë, gazetari Armand Plaka (që është i dhënë pas historisë, sidomos asaj politike) duke risjellë në vëmendje një hulumtim rreth përplasjeve mes Faik Konicës dhe Shahin Kolonjës në fillim të shekullit të shkuar, shkruan me ironi në profilin e tij në Facebook, se: “S’ka dyshim se për Elisa Spiropalin, Faik Konica do kishte rezervuar një qëndrim më të butë se sa ndaj Shahin Kolonjës, i cili dikur e cilësonte si “grek”, por sidoqoftë, s’do t’a kish lënë pa fshikulluar fort e menjëherë turivarur, duke i kujtuar se origjinën e tij e rrëfen më së miri vetë mbiemri tij. Po e risjell” – shkruan më tej studiuesi Plaka në postimin e tij në FB – edhe një herë në vëmendje shkrimin që pata nxjerrë nga arkiva ime vetëm pak ditë më parë (sikur t’a parandjeja…), e ku gjendet edhe një autobiografi e Konicës për të gjithë Elisat dhe “Elisët” që na rrethojnë.
Këtu mund të lexoni artikullin i Armand Plakës, botuar në gazetën DITA në vitin 2013 me titull: “Harbuti Shahin Kolonja, më mban për grek!”