Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Eva Murati dhe Klea Huta në “garë”, ja ku do t’i shikoni së shpejti

$
0
0

Dy bukuroshet e njohura të ekranit, shumë shpejt do të jenë pjesë e një projekti të ri televiziv, i cili pas pak ditësh do të nisë xhirimet. Eva dhe Klea do të jenë protagonistet e serialit “Kangur” – një film që trajton tema aktuale të ndodhive në shoqëri. Të dyja bukuroshet e kanë ndarë lajmin për publikun pak ditë më parë edhe për fansat në rrjetet sociale, duke falënderuar bashkëpunëtorët që kanë besuar në punën e tyre, e sidomos regjisorin Luan Kryeziun: “Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e një seriali mjaft premtues me regjisorin e parë shqiptar, Luan Kryeziu, që ka realizuar film të produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformës Netflix “Clash of the Vampires”, Let’s go “Kangur”’, – shkruan Klea në profilin e saj duke e ndarë gëzimin me të gjithë.

Po kështu edhe Eva, me një foto ku lajmëron zyrtarisht se do të jetë pjesë e këtij seriali, shkruan: “Kanguri u nis! E lumtur të jem brenda në “xhepin” e këtij projekti kaq të madh!”

Të dyja vajzat e njohura janë njoftuar nga produksioni se janë pjesë e projektit me të njëjtin mesazh: “Mirë se erdhe në ekipin tonë! Të urojmë shumë suksese!”

Eksperienca me aktrimin nuk është e re as për Klean, as për Evën. Nëse të parën, kemi pasur rast ta shohin në fusha të ndryshme të artit, si në prezantim, këngë dhe aktrim, Eva, veҫ studios televizive, ka provuar edhe me serialin Skënderbeg, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Prezantuesja që moderon programin sportiv “Champions League”, është gjithmonë e më pranë sheshxhirimit. Regjisori Kryeziu i ka përzgjedhur Evën dhe Klean për kastin e “Kangur”, mes aktorëve të tjerë si Enxhi Çuku, Klodian Hoxha, Bes Bitraku, Igli Zarka etj. Ato do të shihen si rivale brenda një filmi, ndërkohë që nuk dihet ende çfarë karakteresh do të marrin përsipër të luajnë.

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468