Nëse ka një gjë për të cilën Flaka Krelani do të vlerësohet gjithmonë, përveç zërit sigurisht, është natyra e qeshur dhe e lirshme në të folur.
Në emisionin e kësaj jave në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Flaka ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Festivalin e RTSH-së. “Pse”-në e ka rrëfyer në “Thumb”.
“Dashuria për muzikën nuk e keni idenë si është”, – shprehet Flaka. “Është dashuria për të dhënë gjithmonë materiale të reja, të bukura. Domethënë, festivali i RTSH-së ka një magji që edhe pse e di se këngët e tua do të luhen me të gjitha instrumentet “live” thua hajt varja çmimit!”.
“E kam vendos! Nuk kthehem më! Kam ndjenja… zhgënjehem dhe të dhemb”, ka përfunduar Flaka fjalën e saj.