Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Lu: Gjuha shqipe shumë e bukur, por është më e vështira për t’u mësuar

$
0
0

Një mesazh i bukur është ai që ambasadori Donald Lu u ka përcjellë 41 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, që për 2 vjet do të shërbejnë pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në mbarë Shqipërinë.

“Shqipja është një gjuhë shumë e vështirë. Ju inkurajoj të mos dekurajoheni në muajt e parë. Në karrierën time të gjatë, kam patur privilegjin të studioj shumë gjuhë: rusisht, kinezisht, urdu, gjeorgjisht, e shumë të tjera.

Shqipja është shumë më e vështirë nga secila nga këto gjuhë. Meqë shqipja është kaq e vështirë, shumë pak të huaj kanë tentuar ta mësojnë.

Akoma më pak kanë qenë të suksesshëm. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen, pikërisht sepse shqiptarët e duan gjuhën e tyre dhe ata do të respektojnë përpjekjet tuaja për ta mësuar”, tha Lu.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>