Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Aktori i Ezel i jep fund beqarisë, ja dasma që i mblodhi të gjithë

$
0
0

Aktori turk, Sarp Akkaya, i njohur për shqiptarët për rolin e Tefos tek “Ezeli” dhe për rolin e Damirit tek “Fate të Kryqëzuara” i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë. Propozimi për martesë i partneres, disa muaj më parë, gjatë pushimit të ndeshjes së basketbollit të Fenerbahces në Ulker Sport Arena, i mahniti të gjithë, kur Tefo shfaqi edhe anën e vet më romantike.

Sarp Akkaya dhe Sinem Yalçinkaya, vokaliste në një show të përjavshëm në Turqi, janë lidhur prej disa vitesh. Dasma ka pasur të ftuar miq të shumtë të çiftit, ku natyrisht, nuk ka munguar as Kenan Imirzalioglu, Ezeli, së bashku me bashkëshorten e tij, Sinem Kobal.

Mediat turke e kanë pasqyruar me foto dhe video dasmën e aktorit, ku nuse e dhëndër janë veshur me të bardha dhe kanë gëzuar të gjithë të pranishmit. Madje, edhe kanë kënduar për të gjithë.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>