Më ndjekin sytë e erës
Më ndjekin sytë e erës.
Në mes të arrës shpirtin
ma mbështjell gruri.
Shtrin krahët e gjelbër,
një lulekuqe,
më gjakos mbi gjinj…
Për herë të parë
Për herë të parë,
i kapa duart dhimbjes.
I mbylla sytë dhe pranë vetes të solla ty.
Pavetëdijes sime i dhashë emër.
Ëndrrës së shpirtit i dhashë shpirt.
Për herë të parë kapërceva veten
dhe të rrita, ty.
Të dëshirova si ujët e pakët në grusht .
Të putha sytë…
Të deshirova si grua ,
dhe… si mit !
Për herë të parë rashë në shtrat
duke të marr ty!
Hapa sytë …
Për herë të parë më kishe ikur
nga shtrati dhe shpirti.
Qava …
Pa titull
Nuk është variant.
Është natyrale. ..
Dicka tepër e hollë si këmisha
e blertë e veshur në trupin tim lakuriq.
Saktësisht unë nuk deh ,’plagos’.
Dhe që të ndodhi duhet te jesh dre
se unë vetë jam një sorkadhe që qaj
për pyllin që digjet nën flakë…
Top of Form
Bottom of Form
Më qep malli në portën e pritjes
Ti dole peisazh i gurtë nga gravurat antike.
Mua me qep malli në portën e pritjes.
Kuajt të mbathur me gëzim,
Mos e digjni stinën time
të rrëzuar në gjethe!
Më puth
Më puth me buzë mëngjesi.
Nën çati vjeshte më le endrra dielli
dhe iken me kuaj ere nëpër muzg.
Më mat malli shpirtin me gishtirinj.
Dhimbja nuk fle ..
Ku ta gjej preherin e nënës ?!
Pemët
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën.
Të gjyshes,
Të mëmës.
Timen.
Unë jam një pemë!
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë.
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëje hije.
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,shpirtin e mbjell me pemë,
të të ngjajnë ty.
Zemra ime
Zemra ime ,
Ti je puhizë pylli.
Vinë stinët ,ngrejnë mbretërinë në sytë e tu.
Në pragun tënd trokëllijnë kuaj me ëndrra.
Andaj, nuk të zë më gjumi në shtratin e marsit.
( Variant)
Trëndafilat
Zjarri i tokës brenda lëkurën sime.
Djeg…
U çel një degë,
u mbush me trëndafila midis gjinjve.
Këmisha e blerimit tim,
Hiqe …!
Shelgu
Dashuria ime prej qelqi
në ç’duar udhëton agimeve…?!
Ç’zë të zgjon nga gjumi ,O shpirt?
Një stinë e tërë lotoi në pragun tënd
e sytë e pëlotur m’i thau një shelg.
Malli zgjuar në portën tënde
Ra dielli mbi durët e vdekur.
U zgjua pasqyra e ujërave
me fytyrën tënde që ikte nëpër lumë,
ne krahët e një dege të vetmuar.
Eca dhe mbeta gjurmë.
Nga s’të kërkova ,Zemra ime!
Po ti kishe shterur…
më linde bulëz djerse mbi ballë .
Tani,psherëtij dhe me duart
në miell gatuaj ëndrra.
Jashtë, gjithë bota fle .
Vetëm malli im rri zgjuar në portën tënde.
(Fëmijë i çuditshëm)
Më kujtohet si tani ,
Asnjëherë s’kam qenë femijë përsëmbari.
Bëja rrëmujë zgjuar dhe në gjumë.
Gjërat që ishin jashtë i fusja brenda
dhe ato brenda i nxirrja jashtë.
Një ditë si pa kuptuar vodha diellin
dhe e vura në shtëpi si dritë.
Pastaj ,vizatova dritaret me pemë
dhe kumbullat i vishja nuse.
Pastaj ,theva xhamat që të binin yjet brenda
dhe ne shtrat te shtrihej hëna.
E mbaj mend shpesh me qortonte edhe mëma.
Pastaj u rrita dhe mbeta po aq fëmijë.
Vizatoj ende kuaj shiu.
Gjithnjë i kam dashur kuajt!
Kuajt me sytë si qelq që vrapojnë nëpër udhë reje.
Kap mes gishtrinjsh flokët e erës
dhe burimeve iu dëgjoj këngën.
Qaj si femijë ende këtu brenda
sepse unë zgjohem dhe fle jashtë
nëpër ëndrra.
Në portën e diellit
Në portën e diellit janë duart e tua.
Ledhatime që mi bën vetëm drita.
Udhëtojnë pemët nëpër hijen e majit
Dhe gishtat ngelen gegëve të pemëve.
Pastaj më kujohesh ti!
Hapat e mi vine përpara meje.
Era bën zhurmë nëpër qiell
Dhe zogjtë mbushin mallin me zë.
Pastaj,më zgjohen kujtimet .
Ah,shpirt !
Ti nuk je më…
Kalin tim të bardhë
Kalin tim të bardhë,
Vrapndezurin,
atë që shpërndan mëngjesin mbi qiell.
…I ka rënë një patkua.
Gjakoset tek ecën kalldrëmeve të panjohura.
Kalin tim të bardhë,
Nuk e mbathin dot të verbërit
se kalërimi u përket Perëndive.
Ikin Perënditë
Në Trojën time bie shi.
Ranë poshtë mollëve lulet e para
rrisin endrrat -fëmi.
Ç’qe kjo para pranvere, befasi?!
Lart çatisë me ylberët e varur(a),
ikin maje gishtash Perënditë,
me këmbët e bardha…