Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

New York Times shkruan për këngëtaren shqiptare: Një zë i madh, perfekt

$
0
0

Në një artikull special, prestigjiozja amerikane Neë York Times, shkruan vlerësimet më të larta për këngëtaren shqiptare Dua Lipas, e cila çdo ditë e më shumë po jeton suksese në industrinë botërore të muzikës.

New York Times @nytimes ❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

“Jam në qiellin e nëntë”, “Po përjetoj periudhën më të mirë” – ka thënë Dua për gazetën. Pak pasi këngëtarja u prezantua si kantautore angleze në programin e njohur amerikan The Tonight Show me Scared to Be Lonely, Dua pushtoi një pjesë të mediave amerikane dhe New York Times shkruan për të duke i dhënë vlerësimet më të larta. “Zëri i saj i fuqishëm është i ngjashëm me Adele, Rihanna dhe Pink, është një zë i madh që shkruan vetë këngët e saj…” – thuhet më tej në artikullin e NYT, duke e krahasuar si “dark pop” apo “dance-crying”.

Dua tregon se janë gjërat e trishtuara që ndodhin ato që qëndrojnë gjatë në mendjen e saj dhe që e frymëzojnë më shumë se të tjerat, ato që do t’i shkruajë, t’i këndojë e më tej edhe të vallëzojë me to. Gjithçka që nis nga personalja e më tej bëhet më e madhe se aq….

Us Of America Cover ❤️ @nicolenodland

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Artistja e ka ndarë shkrimin edhe në Instagramin e saj për të gjithë fansat. Këngëtarja ka lajmëruar edhe për këngën e saj të re, e cila do të publikohet në vitin 2018.

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>