Arbana Osmani do të vijë së shpejti në Top Channel me emisionin që e bën me aq dëshirë “Dua të të bëj të lumtur”. Në fokus të këtij emisioni janë njerëzit e zakonshëm, dhe qëllimi është që t’i bëjnë ata të lumtur.

Nga fotot e publikuara në Instagram, Arbana na njeh vazhdimisht me disa copëza historish që do të transmetohen së shpejti. E radhës në fakt nuk është e zakonshme. Arbana dhe stafi i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, kanë xhiruar në Minierën e Bulqizëz 1100 metra nën tokë.

Moderatorja e njohur ka rrezikuar edhe jetën për të realizuar këtë emision, pasi sot një minator 31-vjeçar ka humbur jetën në Minierën e Bulqizës, nga një masiv gurësh.

Përmes një statusi në Instagram, ajo i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes të së ndjerit, dhe ka shkruar se ky emision që pritet të fillojë së shpejti, do të vijë edhe me histori nga nëntoka.

“Një javë më parë së bashku me @eduart_grishaj dhe Lorina Mixhën xhiruam për #duatëtëbëjtëlumtur 1100 m nën tokë në Minierën e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31-vjecar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushellimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojme këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijnë edhe nga nëntoka”,-shkruan Arbana në Instagram.