Esra Bilgiç, aktorja e njohur për rolin e Halimesë në serialin “Ertugrul”, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në një ceremoni madhështore me futbollistin e kombëtares turke, Gokhan Tore.
Në dasmën që u pasqyrua në pothuaj të gjitha mediat vendase, kanë qenë të ftuar emra të njohur të politikës dhe artit turk, por i ftuar nderi dhe dëshmitar ishte edhe Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Erdogan shoqërohej nga bashkëshortja Emine Erdogan.
Bilgiç, 25-vjeçarja që luan rolin e Sulltaneshës Halime në serialin “Ertugrul”, dhe futbollisti lidhën kurorë në rezidencën Sait Halim Pasha, në brigjet e Bosforit në Stamboll.