Provat kanë nisur jo vetëm për Luanën në Top Channel, por edhe për Marinën në Tv Klan. “C’est la vie”, programi që do të drejtojë moderatorja e njohur Marina Vjollca, ia ka nisur punës. Data zyrtare për nisjen e tij nuk është bërë akoma publike, megjithatë, nga ritmi i provave, nuk duket të jetë larg.

Trupës së baletit të Albi Nakos i është shtuar edhe një spektakël tjetër për të cilin duhet të përgatitet. Siç duket edhe nga kjo video e shkurtër, e postuar sot nga Xing.al, hapja e spektaklit do të ketë një balet special pikërisht me këngën që mban titullin e tij, “C’est la vie”.

Detaje të reja nuk janë zbuluar ende, as cilët do të jenë pjesëmarrësit, por me siguri, pas Luanës, edhe Marina nuk do ta zgjasë shumë fillimin e transmetimit.

Në spektakël do të marrin pjesë këngëtarë profesionistë dhe personazhe të njohur të ekranit jashtë muzikës, të cilët do të përballen mes tyre dhe do të vlerësohen nga një juri profesionistësh.